Një 63-vjeçar mori një surprizë të bukur për Krishtlindje, kur një kalimtar i ndershëm i ktheu atij çantën e shpinës, të mbushur me dhurata dhe 16 000 euro, të cilën e kishte harruar nën një pemë.

Kalimtari, 51 vjeç, që u pengua te çanta, lajmëroi policinë pak para mesnatës së vigjiljes së Krishtlindjes.

Ai refuzoi të merrte shpërblim, sepse ishte Krishtlindje.

Në Gjermani, të gjithë personat që kthejnë sende të humbura marrin shpërblim në bazë të vlerës së sendit të kthyer.

 

MUND TË JU PËLQEJNË