Kryetari i Vitisë, Sokol Haliti, ka kërkuar ndihmë dhe asistencë nga ana e Qeverisë së Kosovës pasi vendosi që ky qytet të izolohet në karantinë.

Haliti ka thënë se Komuna e Vitisë është mangët me rroba adekuate, dezinfektues për objekte, dorëza dhe gjëra të tjera që nevojiten për parandalimin e koronavirusit.

Ai tha se kërkon ndihmë nga qeveria t’i sjellin sa më parë këto mjete adekuate pasi kanë nevojë shumë.

“Si komunë ne jemi mangët edhe me pajisje edhe me material higjienik, kemi nevojë nga niveli qendror edhe me rroba adekuate, pasi dyshohet se mundet me pas edhe tjerë të infektuar, por i kam lutur qytetarët mos të bëjnë panik, pasi ne jemi përgatitur tashmë dhe besoj do të izolojmë rastin dhe do të kemi sukses”, tha Haliti, transmeton Gazeta Metro.

Haliti ka kërkuar nga ministri i Shëndetëisë, Arben Vitia që të intervenon dhe të sjellë pajisjet adekuate për parandalimin e koronavirusit.

“Unë kërkoj nga ministri Shëndetësisë dhe nga Qeveria qendrore që të në asistojnë me pajisje, të na ndihmojnë, pasi ne kemi shumë nevojë për dezinfektues, për rroba, për dorëza, për dezinfektimin e objekteve, pasi e di se qeveria ka ndarë mjete për këto dhe posedon”, tha Haliti.

Haliti tha se do t’i respekton dhe zbaton vendimet e qeverisë edhe pse kjo ka shkaktuar panik tek qytetarët e Vitisë, pasi rasti ka ndodhur në fshatin Stubëll dhe jo në qytetin e Vitisë.

MUND TË JU PËLQEJNË