Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka paralajmëruar që sot, me fillim prej orës 14:00 do të mbahet mbledhja.

Në rend dite do të jetë mocioni i mosbesimit ndaj Qeverisë së Republikës së Kosovës, propozuar nga Grupi Parlamentar i LDK-së, mbështetur nga 44 deputetë.

Theksojmë se deri te prishja e koalicionit LVV-LDK, ka ardhur si pasojë e shkarkimit të Agim Veliut nga posti i ministrit të Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, shkarkim ky që ishte bërë nga Kurti pa dijeninë e kreut të LDK-së, Isa Mustafa.

MUND TË JU PËLQEJNË