Mimoza Mustafa kishte kohë që nuk e kemi parë teksa ka sjell ndonjë projekt të ri muzikor.

Së fundi këngëtarja shqiptare ka sjell këngën më të re, ku ka bashkëpunuar me Robert Berishën.

“Krejt i boj”, titullohet kënga e re e dyshes, të cilin e kanë shoqëruar edhe me një video mjaft të veçantë.

Dyshja videon e kanë realizuar pranë plazhit dhe shihen tejet elegant dhe në harmoni të njëri-tjetrit.

Theksojmë se muzikën dhe tekstin e ka shkruar Ilir Berani ndërsa orkestrimin e ka bërë Ardian Kastrati.

Ndryshe, Mimoza dhe Roberti do të vijnë ndaras me këngë të reja gjatë muajve të ardhshëm.

MUND TË JU PËLQEJNË