Është rikthyer sërish në qendër të vëmendjes këngëtari Armend Rexhepagiqi. Riperpunimi i këngës “Harrova” në duet me Tunen, e aktualizuan edhe një herë kantautorin e njohur kosovar, shkruan “Kosovarja”.

A e dinit se Armend Rexhepagiqi është me prejardhje nga Plava (Mali i Zi). Babai i tij, Jashar Rexhepagiqi ishte antar i Akademisë së Kosovës.

Armendi ka dy motra, njëra Violeta, që ishte këngëtare unike dhe gazetare me famë ndërkombëtare, ndërkaq motra tjetër nuk është përfolur asnjëherë. Ajo, thjesht njihej si një person ndryshe nga Armendi e Violeta.

Armend Rexhepagiqi është i martuar dhe tejet i dashuruar me Aida Barakun, të cilën e konsideron gjënë më të bukur të jetës.

Ata jetojnë vetëm në një shtëpi në Prishtinë, shkruan “Kosovarja”.

MUND TË JU PËLQEJNË