Kosovarja, është magazina e vetme që targeton të gjitha shtresat e shoqërisë, duke servuar tema të trajtuara profesionalisht, intervista me njerëz nga jeta politike, kulturore dhe shoubizi. “Kosovarja”, sjellë rrëfime të personave me përvoja unike, njerëz “më ndryshe”, etj.
Të mrekullueshme, të bukura, mise
Arbnora Ademaj dhe Shkenda Dubova janë dy nga personazhet më të përfolur të vitit 2018. Dy shoqet bukuroshe kanë marrë gjithë vëmendjen dhe nuk kalon ditë pa pasur lajme rreth jetës së tyre profesionale e private…Ato janë imazhet e numrit festiv të “Kosovares”. Shumëçka ekskluzive për bukuroshet, lexoni në numrin special të fundviti.
Faqja e 7-të
Megjithatë, Gëzuar!
1.
S’ka gjë më të fortë se njeriu
E pyetën – pse?
Sepse, e liga i ra lisit e u tha. I ra gurit e u ça. I ra malit e u shembë. I ra lumit e u shtjerrë.
E, kur i ra njeriut – duroi…
Andaj, a ka gjë më të fortë se njeriu?
Faqja e shtatë, një këndvështrim ndryshe nga Gani Dili.
Shqiptari që me burg ia kaloi Mandelës
Sami Dangëllia është rekordmeni shqiptar që ka vuajtur 43 vjet burg dhe vdiq në burg. Ishte një nga ata që me shembullin e vet ta bënte më të durueshme jetën në vuajtje, e pse jo, të kujtonte se kur e di përse vuan, njeriu i gjen kuptim edhe vdekjes. Lexoni historinë e tij ekskluzivisht në “Kosovare”.
A është Kosova e çliruar?
Urime apo turp politikanëve që e sollën popullin në këtë gjendje mjerimi?! Si mund të mos e kujtojë populli festimin e shumë viteve para vitit të sivjetmë, kur me bollëk mbushej tryeza në netët festive? Si mund të mos ketë populli dëshira? Por, dëshirat nuk u plotësohen qytetarëve tanë, shkaku se politikanët po ua vjedhin ëndrrat… Kush po thotë kështu? Lexoni vetëm në numrin e ri të revistës “Kosovarja”.
Kosova po shkon dëm për njerëz të mençur!
Të anketuarit e kësaj ankete flasin me pesimizëm për çdo gjë që sot e vuan populli. Flasin negativisht për politikanët tanë. Ndërsa, ata që kanë jetuar me vite në kohën e shtetit të vjetër jugosllav, thonë se edhe në atë shtet vrasës ka qenë jeta materiale më e mirë…Për më shumë, lexoni në numrin e ri të revistës “Kosovarja”.
Shqiptarët me 1001 dëshira…
Kisha dashtë t’i thosha 1001 dëshirat për vitin që po vjen 2019 dhe ta shpallja këtë vit që po shkon vit të harruar. Kisha dashtë të isha fëmijë e t’ma kthenin Linën e fëmijërisë, por ajo është rritur. Kisha dashtë të mos isha rritur kurrë, sepse vetëm ashtu e nesërmja ishte plot dëshira, siç ndodh edhe tash me ne, shqiptarët, që i kemi hiq më pak se 1001 dëshira. Kush po i thotë të gjitha këto? Një temë intriguese vetëm në numrin festiv të revistës “Kosovarja”.
Me rrogën e parë ua rregullova varret prindërve
Po qëndroja në parkingun e madh të Shkollës së Mjekësisë “Ali Sokoli” në Prishtinë, në mëngjesin e hershëm të së enjtes, kur temperatura kishte zbritur në minus gjashtë gradë celsius. Njerëzit shkonin në punë, kurse autobusët i zbarkonin udhëtarët dhe studentët në mëngjes. Vijimi i historisë është ngjethës. Si rrjedh? Lexojeni në numrin e ri të revistës “Kosovarja”.
Djali im nuk e di kë e ka babë!
Isha vetëm 18 vjeçe kur mbeta shtatzënë. Ai që më la në këtë gjendje u martua me një tjetër. Mbeta e vetme, me shpirt të helmuar, pa ditur kah t’ia mbaj. Mendoja fshehurazi ta lindja foshnjën e ta hiqja qafe, ta lija kudo, para derës së ndonjë shtëpie. Por, nuk ndodhi ashtu… Për më shumë, lexoni në numrin e ri të revistës “Kosovarja”.
Ylli i parë i zhanrit RNB në Kosovë
Fryma e saj është ndjerë edhe sivjet. Madje, në 2018-shin ajo bëri një rikthim të fuqishëm në muzikë. Arta e ka ndryshuar stilin, por ka mbetur yll. E pëlqyer, e dashur ishte gjatë gjithë 2018-shit. Arta Bajrami zbulon të pa thënat vetëm në revistën “Kosovarja”.
Yll, e bukur, e adhuruar shumë
Lori, pa dyshim, në të gjithë 12 muajt e këtij viti që po e lëmë pas, shkëlqeu fuqishëm, duke e konfirmuar se nuk është nga ata yj që zbehen e treten shpejt. Yll, e bukur, yll muzike.
12 pyetjet e “Kosovares” marrin 12 përgjigje të sinqerta nga këngëtarja e hiteve… Lexoni intervistën e veçantë në numrin special të vitit të ri.
Ç’thotë Magjistarja jonë për Vlora Çitakun?
E lindur më 10 tetor 1980, Vlora Çitaku ka unë të kulturës së përgjithshme. Me numrin e fatit 3, Vlora më shumë duket si internacionaliste sesa një nacionaliste. Magjistarja zbulon shumë për të. Lexoni ekskluzivisht gjithçka në numrin e ri.
Edi Furra, numri një i muzikës popullore
Edi Furra është prej zërave të fuqishëm të muzikës popullore shqipe, ndër ata zëra që publiku i admiron dhe dëgjon me endje të rrallë. Edi ka zë të fuqishëm dhe timbrikë tenori, që e bën të kënduarën e tij depërtuese si forcë dhe emocionuese si trajtim muzikor. Ato q ënuk i ka thënë më parë, i thotë tek ne. Për më shumë, blejeni dhe lexoni numrin e ri të revistës “Kosovarja”.
Bernadeta, top-modelja më e përfolur e 2018-shit
E bukur, sensuale, atraktive, e modës dhe e artit. Kjo është Bernadeta Nikollbibaj, top-modelja e famshme shqiptare që tregon pushtet në skenë, ëmbëlsi, forcë dhe feminiltet në çdo foto. Mis, modele, e komentuar. Bernadeta së shpejti duket të jetë edhe një nga yjet e muzikës. Intervistën me top-modelen më të përfolur, e lexoni në numrin e ri të revistës “Kosovarja”.