Kosovarja, është magazina e vetme që targeton të gjitha shtresat e shoqërisë, duke servuar tema të trajtuara profesionalisht, intervista me njerëz nga jeta politike, kulturore dhe shoubizi. “Kosovarja”, sjellë rrëfime të personave me përvoja unike, njerëz “më ndryshe”, etj.
Angelina Shala: E suksesshmja
Angelina Shala është absolutisht një nga personazhet më të përfolur të shou-bizit shqiptar. Emri i saj është lakuar pafundësisht gjatë viteve të fundit, herë për këngët e saj, e herë për jetën private. Sidoqoftë, Angelina Shala mbetët emri që zgjon kureshtje te publiku. Angelina Shala vjen këtë herë me një rrëfim ekskluziv. Për më shumë, lexoni në numrin e ri të revistës “Kosovarja”.
FAQE 7-të
Njerëzit apo koha?
Njerëzit apo koha fajtore?
Sa keq: Sot vuajtjet e njërit janë kënaqësi e tjetrit!
Dikujt edhe shpirtin t’ia falësh nuk ta vlerëson kurrë! Nguten të të harrojnë kur nuk kanë nevojë më për ty.
E, dihet se gjithçka që jeton nuk jeton vetëm, as veç për vetveten…
Faqen e 7-të nga Gani Dili, e gjeni vetëm në “Kosovare”.
Vasfije Krasniqi: “Kam lyp mem vra me një plumb, veç mos me përjetu atë tmerr!”
Vasfije Krasniqi-Godman ka marrë guximin të rrëfehet publikisht për dhunën seksuale që ka përjetuar gjatë luftës në Kosovë, më 1999, për t’i inkurajuar gratë e tjera që kanë përjetuar të njëjtën gjë sikurse ajo…U tha shumë çka për të dhe historinë e saj, por ka edhe më. Lexoni më shumë në numrin e ri të revistës “Kosovarja”.
“Kodra e Trimave” në Prishtinë – bastion i varfërisë
Lagjet e varfra i braktisi edhe shteti. Nga to hoqën dorë partitë politike, ose manipuluan frikshëm me të varfrit. Liderucët dukeshin nëpër rrugicat e përbaltura vetëm kur kishin nevojën për vota. Banorët e skamjes dalë ngadalë u zhytën në errësirë, u bënë bastion të primitivizmit e hajdutërisë, çerdhe të prostitucionit e të krimit. Kush i thotë këto dhe shumë të tjera? Lexoni më shumë në numrin e ri të revistës “Kosovarja”.
Kush ishte pronari i Hanit të Dilit?
Shtëpia qindra vjeç në të cilën u gatua shumë bukë. U pritën shumë luftëtarë e shumë miq të kohës, u hoqën shumë duvakë dhe u vunë po ashtu shumë. Ndonëse dera iu ndërrua, pragu mbeti ai që ishte. Ishte oxhaku ku iu gatua Bajram Currit dhe çetës së tij, iu gatua Ramë Bogujevcit, Shaban Podvoricës, Shaban Ivajës, Dil Sfeçlës (pronar i Hani të Dilit) etj. Historia dhe të pathënat e Hanit të Dilit, veç në numrin e ri të revistës “Kosovarja”.
Çka i ka mbetur merak në jetë dhe dashuria e saj për Ibrahim Rugovën?
Zelë Rexhepi i ka përjetuar tri luftëra për 103 vjet jetë sa ka deri më tash. Me dëshirë do të kishte jetuar në Svircë të Medvegjës, ku e ka bërë pothuajse gjithë jetën, por atje tash është vështirë të jetohet. Ajo akoma e do jetën dhe uron të jetojë edhe më gjatë… Kurrë nuk ka përdor barëra, nuk pi lëngje e as pije të gazuara. Ende sheh mirë dhe perin e shti në gjilpërë. Mendjen e ka të kthjelltë dhe me të mund të bisedohet për çdo gjë.
Jeton në Prishtinë. Mos e humbisni historinë e saj. Për më shumë, lexoni në numrin e ri të revistës “Kosovarja”.
Eja në Sanxhak dhe mburru se je shqiptar!
Amina Nuroviqi është qytetare e Sanxhakut. Me mburrje thotë se është shqiptare. Por, në Sanxhak të jesh shqiptar nevojitet trimëri e guxim. Sipas saj, nuk është aspak e lehtë për të deklarimi si shqiptare në Novi Pazar. Por, ajo thotë se ndihet krenare për një gjë të tillë. Thotë se nuk do të dorëzohet dhe do të bëjë çmos që Sanxhakun t’ia kthejë kombit të vet. Lexoni më shumë në numrin e ri të revistës “Kosovarja”.
Shqiptaret e Shqipërisë ia rrisin natalitetin Serbisë!
Dhjetëra të rinj serbë për çdo muaj martohen me shqiptare të reja nga zonat veriore të Shqipërisë. Për një nuse shqiptare paguajnë 3 mijë euro dhe të njëjtin fat e ka pasur edhe serbi Predrag Gjokoviqi, 27 vjeç, nga fshati Davidoviq, në Serbi, i cili u martua me Anila Prendin, nga Tirana. Si vijon historia? Lexoni më shumë në numrin e ri të revistës “Kosovarja”.
“I pari mashkull më doli homoseksual!”
Bazuar në anketat që i zhvilluam këto ditë me disa femra të reja, në pyetjen: “Sa meshkuj i ke ndërruar deri më tash?”, kryesisht morëm përgjigjen “dy”.
Pra, secila femër e martuar para se të hyjë në martesë ka pasur një të dashur tjetër, për të mos thënë më shumë se një…Është interesante se asnjë vajzë nuk pranoi të fliste në prani të partnerit të saj. Pranuan të flasin vetëm ato që i hasnim vetëm, ose në prani të shoqeve të saj. E, njëra na tregoj diçka shumë interesante. Lexoni në numrin e ri të revistës “Kosovarja”.
Po atë natë që dola me gazetarin, po atë natë i shkova në shtrat!
Kurrë nuk kam pasur guximin e duhur të shkruaj gjerë e gjatë rrëfimin tronditës për jetën time. Por, duke parë se midis nesh ka edhe shumë bashkëmoshatare të mia që kanë të njëjtin hall si unë, vendosa të përshkruaj gjithë storien makabër të jetës sime, e cila dallon prej të tjerave. Rrëfimi vazhdon. Detajet i lexoni në numrin e ri të revistës “Kosovarja”.
Të pathënat për gratë e politikanëve
Gratë e politikanëve shihen shpesh në televizion, zakonisht të shoqëruara nga bashkëshortët e tyre. Në këtë numër të revistës “Kosovarja”, shumë gjëra që nuk i dinit për gratë e politikanëve.
Këngëtaret tona që u zhgënjyen nga meshkujt…
Janë emra të njohur të muzikës, femra shumë të bukura, të lakmuara, por që nuk u ka ecur shumë në dashuri. Madje, janë zhgënjyer nga meshkujt, aq sa më nuk lidhen me askënd… Cilat janë? Zbuloni në numrin e ri të revistës “Kosovarja”.
Dafina Zeqiri, ylli i Kosovës
Dafina Zeqiri është rikthyer fuqishëm në tregun e muzikës shqiptare me këngë e videoklipe mjaft moderne. Projekti i fundit i këngëtares është “A po don love”, që vjen në bashkëpunim me reperin Noizy. Në numrin e ri të “Kosovares”, lexoni më shumë mbi të pa thënat e Dafinës.