Kosovarja, është magazina e vetme që targeton të gjitha shtresat e shoqërisë, duke servuar tema të trajtuara profesionalisht, intervista me njerëz nga jeta politike, kulturore dhe shoubizi. “Kosovarja”, sjellë rrëfime të personave me përvoja unike, njerëz “më ndryshe”, etj.
Merita Merja – e bukur dhe e pushtetshme
Merita Merjan tashmë e njohin thuajse të gjithë, është e bukura që e do të bukurën. Ajo, është imazhi i këtij numri të “Kosovares”. Çka thotë për vetën, jetën dhe punën? Gjithçka lexoni në numrin e ri të revistës “Kosovarja”
FAQE 7-të
Ku mbeti fytyra?
Po e përsërisë: sot janë të pakët ata, që janë të veshur me shpirt. Të shumtë me maska e pak fytyrë…
*
Kishin pas biseduar Fytyra, Uji dhe Zjarri.
Dhe…Si vijon?
Faqja e 7-të në “Kosovare”, një vështrim ndryshe nga Gani Dili.
Hiri i Bekim Fehmiut
Para vetëvrasjes së tij, aktori madh shqiptar, Bekim Fehmiu, la amanet që trupi i tij të bëhej hi dhe të hidhej në lumin e Lumëbardhit në Prizren. Pse? Çka ndodhi më tej? Si vijon historia…? Lexoni ekskluzivisht në numrin e ri të revistës “Kosovarja”.
81 vjet martesë!
Hamid Hoxha, nga Kruja e Shqipërisë, 105-vjeçar dhe Xhemja, 100 vjeçe, i bënë 81 vjet martesë. Ata për herë të parë e panë njëri-tjetrin në natën e martesës, më 24 shtator 1937. Historia e tyre vjen në numrin e ri të revistës “Kosovarja”. Lexoni në vijim…
Pse më vardisen politikanët?
Historia e saj është vetëm histori e njërës nga ato. Nuk është prostitutë, sepse nuk pranon para prej askujt. E rëndësishme për të është se ajo shijon kënaqësinë e çastit, shëtit me vetura të mira, shëtit nga njëri vend në tjetrin, provon dashurinë me aromën e njerëzve të parfumosur, madje edhe me politikanë…Flet vetë. Ajo. Lexoni në numrin e ri të revistës “Kosovarja”.
Shqiptarët në burgun e Mitrovicës
“Këtë peshqir me ma vënë mbi fytyrë kur t’më vrasin”!
Burgu i Mitrovicës ishte çerdhja serbe, ku zbatohej politika antishqiptare. Aty mbaheshin shumë patriotë shqiptarë për lirinë e Kosovës, e që shumë prej tyre sot janë dëshmorë kombi dhe heronj të Republikës së Kosovës. Aty ishin mbajtur edhe Afrim Zhitia e Halil Alidemaj. Aty ishte mbajtur edhe njeriu atdhetar, por modest, Ferak Muja, i dënuar me ekzekutim, që ishte ndër rastet e rralla në ish-Jugosllavi. Ferat Muja ishte i palëkundur në trimërinë e tij, meqë nuk i kërkoi asnjë organi të ish-federatës jugosllave të falej apo të lirohej. Rrëfime rrëqethëse, detaje tronditëse, të vërteta. Të gjitha vetëm në numrin e ri të revistës “Kosovarja”.
Çka mendojnë të rinjtë tanë për Gjykatën Speciale?
Kur erdhi në Kosovë Xhejms Rubini, në cilësinë e Ndihmëssekretarit amerikan të shtetit, tha publikisht, qysh para dy vitesh, se politikanët me prejardhje nga lufta duhet t’i lëshojnë pozitat për të mirën e Kosovës.
Ai tha edhe shumë gjëra rreth ardhmërisë së shtetit të Kosovës, me theks të zhveshjes së shtetit nga strukturat e luftës, duke vënë fokusin te të rinjtë e demitizuar nga lufta, por sugjerimin e Rubinit askush nuk e përfilli! Revista jonë, “Kosovarja”, në këtë temë ka anketuar disa të rinj dhe pyetja jonë ishte: A e përkrahin të rinjtë tanë Gjykatën Speciale, si një nga temat që krijojnë raporte të hapjes së perspektivës së bllokut të ri të politikanëve kosovarë pa ngarkesa nga lufta? Mendimet mund ti lexoni në numrin e ri të revistës “Kosovarja”.
Misi më la me gishta në gojë!
Kur u njoha me të isha në dilemë të madhe se ç’kahe duhej t’i jepja lidhjes me të: ta dashuroja seriozisht apo të jepesha pas saj vetëm për aventurë? Vijimin e tregimit, vetëm në numrin e ri të revistës “Kosovarja”.
Kur e humbën virgjërinë VIP-at tanë?
Virgjëria është temë që na ngacmon dhe, mbase, një ndër temat që sjell më shumë debat dhe zgjon më shumë kuriozitet në vendin tonë dhe jo vetëm. Ekzistojnë shumë mite e tabu sa i përket virgjërisë dhe opinione të ndryshme ngrihen se cila është mosha më e përshtatshme e humbjes së virgjërisë. Kurioziteti rritet akoma edhe më shumë kur bëhet fjalë për detaje intime nga jeta private, si ajo e humbjes së virgjërisë së VIP-ave të shou-bizit shqiptar. Kur, si dhe më shumë mbi eksperiencën e parë, flasin vetë të famshmit. Lexoni vetëm në numrin e ri të revistës “Kosovarja”.
Dikur, kush ua ndali buzëqeshjen të njohurve?
Të njohurit, fytyrat publike, gjithnjë janë në tentim për ta perfeksionuar imazhin e tyre. Disa kanë bërë operacione plastike, disa, thjesht, i kanë rregulluar dhëmbët, e disa u kanë hyrë të gjitha pjesëve të trupit me rend për ta bërë sa më perfekt pamjen e jashtme.
Dikush, diçka, dikur, ua ndali atyre buzëqeshjen. Për më shumë, lexoni në numrin e ri të revistës “Kosovarja”.
Kujt ia rrëfen sekretet Zanfina Ismajli?
Zanfina Ismajli, këngëtare e njohur, e pëlqyer dhe prej vitesh mjaft prezent në muzikë. Këngë, videoklipe, performanca… Ndonëse, së fundi, po rri më larg publikut, këngëtarja ende është në mendjen e adhuruesve që me kërshëri presin risi nga ajo. A ka sekrete dhe kujt ia rrëfen? Lexoni në numrin e ri të revistës “Kosovarja”.