Kosovarja, është magazina e vetme që targeton të gjitha shtresat e shoqërisë, duke servuar tema të trajtuara profesionalisht, intervista me njerëz nga jeta politike, kulturore dhe shoubizi. “Kosovarja”, sjellë rrëfime të personave me përvoja unike, njerëz “më ndryshe”, etj.
Ajkune Ahmetaj – e para në çdo gjë
E, kush nuk e njehë Ajkune Ahmetajn, shkaku i suksesit të saj si artiste e parukerisë? Ajo bën mrekulli në flokët e klientëve, e që janë të shumtë në numër. Ajkuna jeton, punon e vepron në Zvicër. Ka klientë edhe një mori emrash të famshëm, e që ia besojnë flokët vetëm duarve të saj.
Faqja e 7-të
Këndon a vajton bilbili?
S’më kujtohet se kush e ka thënë, por më kujtohet thënia: “Jeta është e bukur, por të ekzistuarit është i tmerrshëm!”.
Ende vazhdojmë të merremi e të humbim kohë pas disa gjërave, të cilat duhet t’i marrë era e së kaluarës.
Tash duhet të jetojmë me të sotmen, të cilën duhet ta bëjmë më të mirë, më të lumtur për secilin qytetar, se secili për ne kemi dhënë për këtë ditë…
Faqja e 7-të nga Gani Dili, një këndvështrim ndryshe, vetëm në “Kosovare”.
Takimi i parë me Bekim Fehmiun
Ishim në klasën e pestë dhe shkolla organizoi të shkonim e ta shikonim filmin “Kurthi për gjeneralin” (ndoshta nuk e kam përkthyer mirë).
Ishim të gjitha klasat e pesta shqiptarë e serbë. Më shumë ishim nxënës shqiptarë, sepse kishin filluar kohët kur çdo ditë serbët mbeteshin pakicë.
Me ne ishin në shoqërim kujdestarët e klasave. Filmi filloi dhe ra heshtja. Arsimtarët ishin shpërndarë afër klasave të veta. Kush i ndan kujtimet më të veçanta me të madhin e Kosovës? Lexoni vetëm dhe ekskluzivisht në “Kosovarja”.
Lufta në sytë e 9-vjeçares Rreze Abdullahu
“Unë veç s’po due me vdekë, po due me qenë gjallë”
Në vitet e Luftës së Dytë Botërore, Ana Frank dëshmoi për Holokaustin. Në vitin 1999, 70 vjet më vonë, Rreze Abdullahu, nga Ferizaj, dëshmoi për mizorinë e ushtrisë dhe policisë serbe në Kosovë… Përjetimet rrëqethëse, i lexoni ekskluzivisht në këtë numër të “Kosovares”.
Me shitësit në pazar
Ka ditë që me një bukë nënsqetull kthehem në shtëpi!
“Kur po më shohin njerëzit se në çfarë gjendje jam, ka të atillë që duan t’më japin edhe ndonjë cent për lëmoshë. Por, unë nuk dua lëmoshë, dua punë!”, thotë Ramadan Jahiri, 51 vjeç, i cili çdo ditë del në treg të Prishtinës për të shitur pemë. Lexoni detajet në revistën “Kosovarja”.
Në Brusë të Lipjanit
Në të njëjtën familje – dy fe!
Shqiptarët gjithmonë janë shquar për tolerancë ndërfetare. E, këtë më së miri e dëshmojnë banorët e fshatit Brusë, të komunës së Lipjanit. Familja Gashi nga ky fshat, ka një të veçantë që e kanë pak familje kosovare. Për më shumë, lexoni në numrin e ri të revistës “Kosovarja”.
E preva gishtin që nusja të dukej e virgjër!
Personazhi i kësaj ngjarje është plaku D. S., 71 vjeçar, nga Prishtina. Ai është ndër të rrallët që ende banë plis dhe tregon në detaje si është dashuruar me vajzën e jetës, me të cilën më vonë edhe është martuar. Mos e humbisni këtë ngjarje, që mund ta lexoni vetëm në revistën “Kosovarja”.
Në vend që të shkoja në shkollë, unë mbeta shtatzënë!
Vesa qe dashuruar aq shumë në Ardin, sa nuk dinte të mendonte për asgjë tjetër, madje as për kontracepsionin. Por, kjo i kushtoi shumë, meqë në moshën 17 vjeçe mbet shtatzënë dhe nuk dinte si të vepronte…Vazhdimin e historisë e lexoni në numrin e ri të revistës “Kosovarja”.
S’më hiqen nga mendja lotët e motrës që bëhej nuse
Motra ka ardhur nga larg, e unë akoma e shoh si dikur, me shami në kokë, madje edhe sytë e saj të përlotur. Më bëhet sikur jemi në natën kur ajo qante pse shkonte nuse, e më përqafonte me lot të ngrohtë. I binin lotët mbi çejzin e saj, e që më duket sikur i shoh gjithë ato që pat qëndisur, sepse ajo e qëndiste shqiponjën bukur, si në flamur…Këtë histori plotë detaje interesante, mund ta lexoni të plotë në numrin e ri të revistës “Kosovarja”.
Kondomi që gjeta në xhepin e burrit, më detyroi ta tradhtoj burrin!
Bëra 20 vjet martesë dhe jeta më shkoi duke përcjellë burrin në rrugëtim dhe duke e pritur se kur po vjen. Profesioni i tij prej shoferi ma nxiu jetën. Si për sherr, kur unë isha e nxehtë dhe më nevojitej burri, ai ishte në rrugëtim me kamionin transportues. Mos e humbisni këtë histori. E lexoni vetëm në “Kosovare”.
Se ti po e tradhton gruan e unë burrin, nuk bëhet nami!
Më ka ndodhur gjithnjë që kur më ka pëlqyer një femër të vrapoja shumë gjatë pas saj, derisa ta bëja për vete ose të mos më ecte fare me të. Ndërkaq, rasti i fundit që më ka ndodhur është diçka e papërshkrueshme dhe nuk do më largohet kurrë nga mendja. Vijimin e historisë, vetëm në “Kosovare”.
Kush janë VIP-at e Kosovës?
VIP (Very Important Person) apo “Person shumë i rëndësishëm” konsiderohet ai person, i cili gëzon privilegje speciale që statusin e tij e bëjnë të dallueshëm apo të rëndësishëm brenda shoqërisë. Rastet e tilla janë personat e famshëm, udhëheqës shtetesh, zyrtarë të lartë të korporatave të caktuara, individë të pasur ose persona të tjerë, të cilët gëzojnë status të veçantë për ndonjë arsye të caktuar.
Kush e gëzon këtë status në Kosovë dhe prej cilës fushë më shumë vijnë ata? Lexoni në numrin e ri të “Kosovares”.
Dashuri të parealizuara në estradë
Çiftet që do i përmendim shkonin bashkë dhe njerëzit mendonin se ata po i jetonin historitë më pasionante, të bukura e emocionuese të dashurisë. Dukeshin perfekt, por përrallat e tyre të dashurisë nuk kishin “happy end”. Ja kush janë personazhet e këtij shkrimi. Lexoni në “Kosovare”.
E mrekullueshmja e skenës
Lori është këngëtare e pa perënduar, me hite dhe paraqitje që pëlqehen shumë nga publiku. Lori ka krijuar identitetin e saj artistik dhe, gjithashtu, një standard të ri të lukut modern, të veçantë dhe me shumë shije.
Të pathënat e Lorit, vetëm në këtë numër të revistës “Kosovarja”.
5 femrat shqiptare si kukulla plastike
Shqiptarët racë e bukur. Kjo frazë e njohur na bën të ndihemi të mikluar për tiparet tona, të pëlqyera e të komentuara botërisht. Kemi një listë të gjatë bukuroshesh të gjeneratave të ndryshme. Duken të bukura si kukulla… Cilat janë? Mësoni vetëm në numrin e ri të revistës “Kosovarja”.
Kush është Melinda Ademi – “nana e diss-ave”?
Buja e saj në diskografinë muzikore shqiptare po bëhet përditë e më e madhe. E, kush është Melinda Ademi, reperja që po bën nam? Krejt çka s’keni ditur për Melinden, e lexoni në numrin e ri të “Kosovarja”.
Agnesa e Shkurte Fejzës nuk deshi të shkojë rrugës së nënës e motrave
Këngëtarja Shkurte Fejza i ka tri vajza: Gresën, Besjanën dhe Agnesën. Duket se këngëtarja e mirënjohur vajzat i ka si shoqe, pasi shihet shpesh në shoqërinë e tyre. Pse vajza e sa Agnesa ka dëshirë të jetë më diskrete? Lexoni në numrin e ri të “Kosovares”.