Kosovarja, është magazina e vetme që targeton të gjitha shtresat e shoqërisë, duke servuar tema të trajtuara profesionalisht, intervista me njerëz nga jeta politike, kulturore dhe shoubizi. “Kosovarja”, sjellë rrëfime të personave me përvoja unike, njerëz “më ndryshe”, etj.
Njeriu që i bashkoi brenda natës politikanët e të gjitha partive, afaristët dhe artistët e njohur
Bekim Brestovci, model për jetë, biznes të suksesshëm dhe bashkëshort i përkryer. 25 Maji i vitit 2019 ishte dita kur afaristi i njohur Bekim Brestovci festoi ditëlindjen e tij të 50-të. Ishte Hoteli “Emerald” në Prishtinë lokacioni të cilin zotëri Brestovci kishte përzgjedhur për kremtimin e festës së tij, e cila, përveç se ishte festë e 50-vjetorit të lindjes, ishte edhe festa e kthimit në Kosovë me familje, pas 25 vjet qëndrimi në Gjermani. Më shumë rreth festimit të ditëlindjes së 50-të të biznesmenit kosovar, vetëm në numrin e ri të revistës “Kosovarja”.
Faqja e 7-të
20 vjet me rrena. Ç’do më shumë?!
E kam vështirë t’i përshtatem kësaj kohe… Disi, më duket dhe jo vetëm mua, sikur ka çrregullim mental kolektiv!
Së pari, më kanë zhgënjyer jo pak shokët dhe miqtë e mi, madje ata të fëmijërisë dhe të rinisë dhe miqtë familjarë, shokët që kemi punuar, jetuar si vëllezër shumë vjet!
Qasje ndryshe, nga Gani Dili në Faqen 7-të. Vetëm në “Kosovare”.
Xhevdet Krasniqi, gazetari që jetoi pak e dha shumë
Ishte arsimtar, gazetar, krijues. Punën e bënte me përkushtim e dashuri të rrallë. Xhevdet Krasniqi, ndonëse jetoi shkurt, la pas vetes veprën e tij, imazhin e njeriut punëtor, profesional e të përkushtuar deri në pikën e fundit. Për më shumë, lexoni në numrin e ri të revistës “Kosovarja”.
Nëna Ferdone…
Tashmë është e njohur. Nëna Ferdone Qerkezi qe njëzet vjet shtron darkën për të pestët. I pret në shtëpi të vet, ku e kanë vendin. Është komunikimi i saj i vetëm me ta. Është pika e dinjitetit që e mbanë të presë njërin dhe pastaj mëngjesin tjetër. Më shumë për nënën që jeton me dhimbjen, lexoni në këtë numër të “Kosovares”.
Kush i mallkoi Bjeshkët e Nemuna?
Legjenda thotë se një nënë me dy fëmijë (burrin ia vranë ushtarët turq), mori rrugën drejt Bjeshkëve të Nalta, sipër Rrafshit të Dukagjinit, që t’i shpëtonte fëmijët…
Dhe, ç’ndodhi pastaj? Vazhdimin e historisë e lexoni vetëm në revistës tuaj, “Kosovarja”.
Takimi i fundit me Ukshin Hotin
Asnjë fjalë se ndërruam, s’na lanë as të prekemi!
Andin Hoti, djali i Ukshin Hotit, ishte gjashtëvjeçar kur i ishte burgosur për herë të parë babai. Dhe, kujtimet për babanë i ka vetëm gjatë kohës sa e kishte vizituar në burg. Në fëmijëri ai kishte një lloj frike. Por, meqë babai i tij kishte një armë, ajo i krijonte siguri se askush nuk do t’i bëj keq. Kujtimet prekëse të Andinit, vetëm në këtë numër të “Kosovares”.
Në cilin fshat shqiptar djemtë vdesin beqarë?
Në Bodin të Elbasanit, duket sikur atje zhvillohet një botë krejtësisht tjetër. Të rinjtë mbesin pa u martuar dhe vdesin beqarë! Pse ndodh kjo?
Banorët e fshatit Bodin të Elbasanit e kanë braktisur fshatin dhe atje kanë mbetur vetëm nja 15 shtëpi, madje gjysmë të rrënuara, në majën e një kodre. Bodini është një fshat i rrethuar me ullinj, drurë dhe frutorë të të gjitha llojeve. Por, ç’vlerë kanë se… Një material ekskluziv nga Bodini, vetëm në numrin e ri të revistës “Kosovarja”.
Prizrenasja me 112 pranvera
Sherife Ninaj, nga fshati Milaj, i Hasit të Prizrenit, ditë më parë e ka festuar datëlindjen 112, bashkë me familje.
Ajo shkaku i moshës nuk është në gjendje të komunikojë, për të rrëfyer jetën e saj. Nipi i saj, Ali Ninaj, tregon se në bazë të dokumenteve, gjyshja e tij, Sherifja, është e lindur në vitin 1907.
“Sipas dokumenteve, lokja është e lindur në vitin 1907”, citohet të ketë thënë ai. Më shumë për gruan 112 vjeçare, mësoni ekskluzivisht në “Kosovare”.
Si u vetëvranë 6 çika-motra në Gjakovë?
Ngjarja për të cilën do flasim në vazhdim ka të bëjë me një ndodhi të vjetër, 330 vjet më parë. Legjenda për “Varret (Tyrbja) e çikave-motra” në Gjakovë (1689), që gjendet në “Mëhallën e “Hadumit”, është mbi çdo legjendë, mbi çdo parashikim njerëzor dhe vjen për ju vetëm në numrin e ri të “Kosovares”.
Kur t’na i heqin vizat do të martohemi!
Në bisedën e zhvilluar me të riun A. S. dhe me të renë A. A., që bashkëjetojnë në Prishtinë qe një vit, kuptuam anët pozitive dhe ato negative që mund t’i sjellë bashkëjetesa. Biseda jonë ishte spontane, e zhvilluar në një lokal në Prishtinë, teksa pinim kafe, vjen vetëm në numrin e ri të revistës “Kosovarja”.
Kujtimet e një gjykatësi për shkurorëzime
Gjatë gjithë jetës sime dhe përvojës si gjykatës, kam përjetuar dhe kam qenë pjesë e shumë rasteve nga më të ndryshmet, e që kanë të bëjnë me shkurorëzimet e çifteve. Gjykatësi, i tregon ato më interesantet e besa edhe më të pa besueshmet, në këtë numër të revistës “Kosovarja”.
Cilat këngëtare po “pështjellin” me politikanë?
Në qarqe të ndryshme po flitet se disa këngëtare tashmë nuk interesohen si dikur për biznesmenët! Veturat luksoze, pushimet përrallore, vilat në det, i kishin nga njerëzit e biznesit. Kush? Cilat? Të pa thënat, i lexoni në “Kosovare”.
Si vishen dhe si duken në Kuvend deputetet tona?
Skena politike në Kosovë njeh edhe gra intelektuale, me ide e vizione, të zëshme, por edhe me stil. Në Kuvendin e Kosovës, një pjesë e deputeteve femra e arsyetojnë pozitën dhe votën e qytetarëve, ndonëse ka edhe nga ato që kurrë nuk janë dëgjuar duke folur. Në fakt, si vishen disa nga politikanet tona? A ia qëllojnë? A ka çalime në paraqitjen e tyre dhe a janë brenda normave të pozitës? Për këto dhe të tjera, lexoni në numrin e ri të revistes “Kosovarja”.
Ç’fsheh pasaporta e Gentës, Tunës dhe e Dafinës?
Të tria janë këngëtare të vërteta, nga ato që nuk janë në skenë vetëm për shkak të pamjes së jashtme. Këndojnë, performojnë, duken bukur. Genta, Tuna e Dafina edhe më tej e mbajnë zgjuar kureshtjen e publikut. Ka fshehin pasaportat e tyre, e kuptoni në këtë numër të revistës “Kosovarja”.