Qytetarët e Republikës së Kosovës ende po vazhdojnë të keq shfrytëzojnë energjinë elektrike.

Në bazë të të dhënave, miliona euro humbin nga dëmi që bëhet me vjedhjen e energjisë.

E me konsumatorët që nuk e faturojnë totalin e shpenzimeve të energjisë, KEDS është në hall me ta.

Në një përgjigje zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala, ka thënë se dukuria e keq shfrytëzimit të energjisë elektrike është ende e pranishme të një pjesë e konsumatorëve.

Buzhala ka kërkuar nga sistemi i drejtësisë që të veproj në këtë aspekt që të eliminohet tërësisht kjo gjendje.

“Fatkeqësisht, KEDS është duke u ballafaquar me dukurinë e keq shfrytëzimit të energjisë elektrike nga një pjesë e konsumatorëve.

Kompania është duke punuar fuqishëm që kjo çështje të zgjidhet dhe ka shënuar progres të madh në këtë drejtim. Por, duhet një agilitet më i madh i organeve tjera, sidomos nga sistemi i drejtësisë në mënyrë që në sektorin e energjisë elektrike të tejkalohen komplet situata e veprime të tilla të papranueshme”, thuhet në përgjigjen e KEDS-s.

Buzhala ka thënë se , pavarësisht borgjeve, kosovarët po i paguajnë faturat e tyre me rregull.

E në të kundërtën, konsumatorëve iu shkyçet energjia elektrike.

“Borxhet nuk janë kategori statike, prandaj nuk mund të flasim për një shumë fikse. Përgjithësisht, konsumatorët tanë paguajnë faturat e tyre me rregull.

Rastet përjashtuese, kur dështojnë të gjitha përpjekjet e kompanisë që konsumatori të paguajë si masë të fundit kanë shkyçjen nga rrjeti, që është proces normal që e bën secila kompani energjetike e botës. As shkyçjet nuk janë kategori statike. Përgjithësisht, pagesa është në nivel”, ka thënë ai.

Kujtojmë se bordi i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRrE), më 2018, ka vendosur të rrisë nivelin e humbjeve që do t’u faturohen qytetarëve.

Nga viti 2018, humbjet teknike dhe vjedhjet e energjisë elektrike që do t’u faturohen qytetarëve do të jenë 18.8 për qind. Rritja e humbjeve të faturuara nga 16.9% në 18.8% ka një ndikim prej rreth 3 deri në 4 milionë euro.

MUND TË JU PËLQEJNË