Shteti më i fortë në botë sot feston 243-vjetorin e pavarësisë, ndërsa Kosova bashkë me të sot do ta festojë edhe një herë tjetër miqësinë e përjetshme.

Flamuj të mëdhenj të Amerikës që nga e marta po vazhdojnë ta mbizotërojnë sheshin kryesor të kryeqytetit për ta shprehur falënderimin dhe respektin për popullin amerikan në Ditën e Pavarësisë së tyre.

Qytetarët e Kosovës pohojnë se nuk do të ndalen asnjëherë së avancuari partneritetin me Amerikën.

“Duhet ta ruajmë miqësinë me Amerikën dhe do ta ruajmë atë përjetësisht”, porosisin disa persona të moshuar teksa sodisnin pamjen e flamurit të Amerikës, të Kosovës e të Shqipërisë, të cilët valëviteshin bashkërisht në erë. “Falë Amerikës sot i kemi dy shtete shqiptare, ne e kemi besën e fortë dhe të mirën e mikut nuk ia harrojmë kurrë”, vazhdonin ata duke uruar miqësi jetëgjatë me shtetin e Amerikës.

Por miqtë e saj nga Kosova çështjes për miqësi të përjetshme i kanë bërë vend në një objekt në qendër të Prishtinës, ku për 15 vjet rresht shoqata “Miqtë e Amerikës” mbledh bashkë popullin më pro amerikan në botë.

Duke e vlerësuar lart rolin e këtij shteti kryetari i shoqatës “Miqtë e Amerikës”, Agim Rexhepi, thotë se misioni i kësaj shoqate do të vazhdojë të jetë ruajtja e partneritetit me SHBA-në.

“Amerika na ka vlerësuar më shumë sesa ne e vlerësojmë atë. Vetë fakti që e ka filluar një bombardim dhe ka thyer një rregull ndërkombëtar për të na ndihmuar ne tregon se na ka vlerësuar tej mase, shkruan Zeri.

MUND TË JU PËLQEJNË