Pesë është numri i të prekurve nga koronavirusi në Kosovë Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se 13 raste të testuara për koronavirus të shtunën mbrëma kanë rezultuar negative.

“Nga data 08.02.2020 deri me 15.03.2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 220 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe gjithsej pesë prej tyre kanë rezultuar pozitive. Pesë rastet pozitive për virusin SARS-CoV-2 janë: tri raste nga Stublla e Vitisë, (dy prej tyre kontakte të rastit të parë) i ardhur nga Bergamo e Italisë, njëri rast shtetase italiane me vendqendrim në Leskoc të Klinës si dhe një rast kosovare e ardhur nga Italia-Brescia me vendqëndrim në Bubavec-Malishevë. Pra tri raste janë të gjinisë femërore të moshës 20, 37, 39 vjeç dhe dy prej tyre të gjinisë mashkullore 77 dhe 42 vjeç. Në orët e vona të mbrëmjes të datës 14.03.2020 janë testuar edhe 13 mostra tjera dhe të gjitha kanë rezultuar negative”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.

MUND TË JU PËLQEJNË