Në Kosovë është konfirmuar edhe një rast pozitiv me koronavirus.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, në një konferencë për media ka thënë se nga 271 mostra, 17 kanë dalë pozitive.

“Deri sot në Kosovë në laboratorë janë testuar 271 mostra, dhe gjithësej 17 prej tyre kanë rezultuar pozitive. Informatat janë se gjendja e të prekurve është stabile, dhe me përjashtim të njërit prej pacientëve, pacientët tjerë po marrin trajtim mbështetës”, ka thënë Vitia.

MUND TË JU PËLQEJNË