Bëra 20 vjet martesë dhe jeta më shkoi duke përcjellë burrin në rrugëtim dhe duke e pritur se kur po vjen. Profesioni i tij prej shoferi ma nxiu jetën. Si për sherr, kur unë isha e nxehtë dhe më nevojitej burri, ai ishte në rrugëtim me kamionin transportues, shkruan “Kosovarja”.

Pas lufte burri sikur vonohej më shumë në rrugëtimet e tij dhe gjithnjë e më pak vinte në shtëpi i nxirë katran. Ndonjëherë më shkonte mendja nëse ai po drejtonte kamion apo ndonjë veturë luksoze!

Ç’kërkonte kondomi në xhepin e burrit tim?
Një ditë, derisa ai ishte në rrugëtim, unë i futa rrobat e tij në makinën larëse.

Dhe, duke ia kontrolluar xhepat, jo pse jam idiote, por është rregull që t’i kontrollosh xhepat para se t’i fusësh rrobat në ujë, në xhep ia gjeta një kondom…
Mbeta gojëhapur. Vetëm mendoja se si të veproj kur ai të kthehej…
Herët në mëngjes, burri i botës u kthye në shtëpi. Për çudi, ishte i pastër dhe kishte një dozë parfumi.

Ndoshta hunda e tij ishte mësuar me atë aromë dhe nuk e ndjente, por unë e nuhata menjëherë, madje e kuptova se ai parfum ishte i femrave dhe nuk ishte nga ato që kishim ne në tualet. Edhe pse isha zgjuar, nuk lëshoja zë, për të parë nëse do t’më ngacmonte.

Burri i botës u fut me kujdes në shtrat dhe menjëherë ia krisi gjumit! Ishte i rraskapitur. Herëve të tjera, kur vinte, më zgjonte ngadalë, duke m’i futur këmbët mes këmbëve të mia dhe bënim dashuri, sepse edhe ashtu mua më pëlqen dashuria në mëngjes.

Bashkë me kafe ia ofrova edhe kondomin!
Në drekë u zgjua “zotnia” dhe më kërkoi kafe. Ia solla si përherë, por bashkë me kafenë edhe kondomin.

“Ja, merre këtë se për pak sa nuk e kam futur në ujë!”, i thashë, paksa me qortim.

“Nuk është e mundur… Nuk e di nga doli në xhepat e mi!”, u shpreh si me habi, por që fytyra i humbi fare.

“Nuk kërkova sqarime, por vetëm të tregova se e shpëtova nga uji. Tjera herë, kujdes xhepat, ë!”, i flisja sikur të isha një damë e vërtetë.

Në fakt, unë edhe jam e tillë, por pse fati ka dashur që të martohesha herët dhe të jetoja gjithnjë në krahë të burrit, unë nuk kam faj.

Ditët në vazhdim hetoja se ai sillej më ndryshe. Sikur e ndiente një barrë të rëndë mbi supe. Por, gjatë gjithë kohës u vërtetova se ai po ma luante lojën…

Edhe unë kisha nevojë për seks…
Nga ajo ditë fillova të mendoja edhe për nevojat dhe kënaqësitë e mia, pavarësisht nëse kjo do të ndodhte me të apo me ndonjë mashkull tjetër. Fundja, kisha shumë oferta, por që asnjëherë nuk e kam “ngrënë”.

Menjëherë mendja më ka shkuar tek një djalosh, i cili ishte nja 20 vjet më i ri se unë, por që shpeshherë i lëpinte buzët kur takoheshim në tregun e perimeve, apo në shitore.
“Do ta provoj me të!”, i thashë vetvetes.

Edhe pse nuk kisha gjë për të blerë, një ditë dola në treg. Sikur t’më kishte përcjellë frajeri, u gjend afër meje, që në kontaktin e parë që bëra me shitësit.

“Jam në banesë, vetëm sonte”, më tha si hajdut, djaloshi që shumë kohë më vardisej.

Pas atyre fjalëve nëpër kokë më silleshin lloj-lloj mendimesh. Ishte vështirë ta luftoja dëshirën që pikërisht me të të shtrihesha në shtrat, ndërkohë që fakti i besnikërisë ndaj burrit plot 20 vjet, më frenonte fuqishëm. Mendoja, nëse kaq kohë nuk i kam hyrë kësaj loje, s’po i hyj fare…

Megjithatë, dëshira sikur mbizotëronte. U ktheva në shtëpi dhe fillova edhe më tej të ballafaqohesha me ofertën që më ishte pranë. Në mbrëmje, rreth orës 22, u përvodha dhe shkova te djaloshi që, vërtet, e dëshiroja.

Sapo i jam afruar derës, ajo u hap. Ai më kishte pritur krejt kohën në derë.

Dhe, sapo e ka mbyllë derën, më ka rrëmbyer aq fort, sa që u ndjeva e ligshtë në duart e tij… E. /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË