Për të mos u ngarkuar qytetarët këto ditë sa gjendja është në nivele të tilla ekzekutivi po kërkon që të pezullohen pagesat për shërbimet publike si, të paktën deri në fund të muajit të ardhshëm.

Por në KEDS po thonë që pa pagesa të faturave do të ishte problem, meqë një pjesë e energjisë elektrike, importohet dhe duhet paguar.

Pagesën e shërbimeve nuk e kanë shtyrë as Kompania e Ujësjellësit “Prishtina” dhe Kompanisë “Pastrimi”.

“Ne kemi vendos nga dita e sotme vetëm një arkë do të punojë në secilën komunë. Mund të bëjnë pagesa aty por njëkohësisht mund të bëjnë edhe nga shtëpia përmes institucioneve mikrofinanciare dhe bankave komerciale, pra online”, tha zëdhënësja.

Por ajo bëri më dije se gjatë kësaj kohe konsumatorë nuk do të penalizohen.

E një gjë e tillë nuk pritet të ndodh as me ata që merren me pastrimin.

Propozimin do ta fusin në zbatim edhe në Termokos.

Zëdhënësja e ngrohtores Afërdita Uka tha përmes telefonit se një gjë e tillë nuk do ta prish stabilitetin financiar të ndërmarrjes.

Por shtyrja e pagesës së faturave të rrymës do të jetë vështirë e mundshme pasi funksionimi i KEDS’it pa të hyra momentale do të ishte i vështirë në një situatë të tillë pandemie.

Masat e propozuara nga zëvendëskryeministri Avdullah Hoti të dielën do të paraqiten për votim në mbledhjen e ardhshme të qeverisë.

MUND TË JU PËLQEJNË