Kur është fjala për provokime dhe skandale të papritura nuk ka si mos të përfshihet Fjolla Morina.

Sa herë ti vijë mundësia për paraqitje të tilla nuk kursehet qoftë për një moment, vetëm për të marrë vëmendje dhe për të nxitur debate tek audienca, shkruan Kosovarja.

Gjithmonë me veshje ekstravagante, duke vënë në pah të gjitha linjat trupore, madje në rasta të caktuara nuk e ka problem të vijë edhe e zhveshur.

Kjo gjë ka ndikuar që ta krahasojnë me yjet e Holliwoodit, siç është modelja e njohur Kim Kardashian, e cila po ashtu njihet për provokimet ekstreme.

Tani, këtë e kanë harruar, dhe radha i ka ardhur që ta krahasojnë me heroinën e popullit Shotë Galicën, që për këtë duhet të ndihet krenare, ani pse nuk kemi ndonjë reagim ende nga ajo. /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË