Është aktorja më e suksesshme në vend, e jashtëzakonshme dhe shumë e dashur për publikun. Karriera e saj si aktore numëron suksese të mëdha, duke e bërë të pandalshme, shkruan “Kosovarja”

Ajo cilësohet si një fëmër me karakter të fortë, e guximshme dhe e thjeshtë njëkohësisht, kjo pasi është e hapur ndaj publikut dhe shumë komunikuese.

Edhe Sasa është tip që reagon për situata të caktuar, në mënyrën e saj.

Derisa disa nga kolegët e saj, bashkëpuntorët e “Sasës” në serialin “O sa mirë”, Jeton Zogjani dhe Arta Nitaj aderuan në parti të ndryshme politike, ajo në mënyrë ironizuese thotë se po aderon në Toronto Film Festival.

Ajo bën të ditur se do jetë pjesë e “Toronto International Film Festival”, në njërin prej festivaleve më të mëdha në botë.

“Kolegët e mi po aderojnë në parti politike, unë kismet po ateroj në Toronto Film Festival, së shpejti filmi “Zana” premierë edhe në Prishtinë”, ka shkruar mes të tjerash biondja në postimin e saj të publikuar në Facebook.

39-vjeçarja do të prezantohet me filmin “Zana”, projekt ky që përfshin një dramë tronditëse dhe emocionuese që përcjellë një grua të re kosovare, e cila përpiqet të bëhet nënë përderisa ballafaqohet me tmerret nga kaluara e saj e errët e kohës së luftës./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË