Banorët e lagjes Kalabria në Prishtinë, gjegjësisht vendit të njohur si “Te banesat e arabve”, për të dalë nga lagjia, u duhet të kapërcejnë mburojat, shkruan “Kosovarja”.

Ky veprim është një rutinë e përditshme e banorëve të kësaj pjese të qytetit që është mjaftë e populluar.

Banorët, ndonëse e dijnë që po e rrezikojnë jetën e tyre, vazhdojnë të dalin nga lagjia duke i kapërcyer hekurat. Këtë e bëjnë që nga fëmijët e deri tek më të vjetrit, shkruan “Kosovarja”.

Ky veprim ka sjellë jo pak aksidente dhe shkelje banorëve nga veturat. Disa, tregojnë se si i ka përplasur vetura dhe ende vazhdojnë ta bëjnë të njejtën gjë, ti kalojnë hekurat, pasi e shohin si të vetmin opsion për tu çasur më lejtë me pjesën tjetër të qytetit.

Lagjia Kalabria e ka një nënkalim, por që është në fillim të Veternikut, e që nga banorët konsiderohet si i larget dhe i pa sigurtë.

Komuna, duhet të veprojë shpëjtë për të bërë një zgjidhje, para se kjo rrugë të bëhet “rruga e vdekjes” në kryeqytet.

MUND TË JU PËLQEJNË