Sot është 8 Marsi, Dita Ndërkombëtare e Gruas.

Ditë në të cilën kujtohet dhe çmohet sakrifica dhe roli i gruas, veçmas nënës.

Edhe ish-ministrja kosovare dhe deputetja Albena Reshitaj ia ka didikuar disa fjalë nënës së saj, derisa ka shkruar në Facebook:

“Nëna ime, je modeli më i mirë që kam fat ta kem në jetë. Nuk e di nëse ekziston nje njeri tjetër me i drejte, më i qiltër se ti. Ti që na mesove dhe na e ngulite ne kokë që shkollimi dhe edukimi i femrës shqiptare është arma më e fortë për të ngritë vetëdijësimin kombëtarë!. Ti që sot je vetë mesazhi me i mirë për gjeneratat e reja. Ti je vetë festa!

Më lejoni të dashur miq që përmes 8 Marsit të ju kujtoj të gjitha nënave, grave, motrave që të vazhdojnë të luftojnë për të drejtat e tyre. Gruaja është shtylla e një shtëpie, e një shoqërie dhe e një kombi të tërë”.

Kujtojmë që Albena është motra e aktores dhe këngëtares Edona Reshitajt.

MUND TË JU PËLQEJNË