Jo rastësisht Vjollca Buqaj është ndër këngëtaret më të pëlqyera nga publiku kosovarë.

Prezenca e saj në skenën muzikore për vite me radhë, sukseset e njëpasnjëshme, e me zërin e saj unik solli projekte të mrekullueshme, shkruan “Kosovarja”.

Këngëtarja e shumë hiteve po vazhdon të jetë aktive në skenën muzikore.E veç si këngëtare ajo njihet me profesion edhe si infermiere mjaft e përkushtuar.

Vjollca është dalluar gjithmonë për elegancën në paraqitjet e saj para publikut, e cila nuk i mungon as në ditët e sotme.

Por a e keni ditur se këngëtarja ka një motër kaq të bukur. Fotografinë e saj e ka publikuar në Instagram, ku mori komente të shumta nga fansat.

Siç mund ta kuptojmë emri i saj është Arta, e cila duket po aq elegante sa motra e saj/Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË