Nëse sapo jeni ndarë apo jeni në prag të një krize në dukje pa kthim, ju themi që nuk jeni as të parët as të fundit !

Kurrësesi nuk duhet të besoni se një njeri dashuron vetëm një herë në jetë, ndaj i vetmi mendim që duhet t’ju vijë në kokë pas një ndarjeje është: jeta vazhdon, askush nuk është i pazëvendësueshëm!

Megjithatë vlen të thuhet se karakteri ndikon shumë në mënyrën sesi një person e përballon ndarjen apo si e merr përsipër këtë vendim (për të mos qenë më me një njeri).

Më poshtë Living do të përmbledhë shkurtimisht skenarin si si ndahen 6 shenjat e para të horoskopit dhe çfarë duhet të prisni nga to.

Dashi (21 mars – 19 Prill)
Dashi e di kur një lidhjeje i ka ardhur fundi! Por fundi i saj vjen me skena dhe sherr, sepse i tillë është dashi! Tundohet shumë shpejtë dhe ka qef të bëjë viktimën! Përpara se të merrni një vendim të tillë, e mira do të ishte të mendoheshit të paktën dy ditë për të kuptuar që kjo gjë është vërtetë ajo që doni.

Demi (20 prill – 20 maj)
Dashi asnjëherë nuk merr vendime të nxituara, por kur i mbushet mendja për diçka, vështirë se kthehet pas ! Ai nuk e përjeton dashurinë si një pasionant i pandreqshëm, përkundrazi është me këmbë në tokë dhe shumë racional. Përpara se të ndaheni, merrni të paktën dy ditë kohë për t’u siguruar që kjo është ajo që doni ! Një dash është i komunikueshëm dhe nuk pëlqen të aktrojë apo të bëjë skena në mënyrë që të dalë ai viktima !

Binjakët (21 maj -20 qershor)
Binjakët nuk kanë qef të përballen me partnerin dhe gjëja e parë që do të bëjnë është t’ju marrin në telefon! Janë njerëz të komunikueshëm, por kur vjen puna tek bisedat përballë e humbin toruan ! Janë aq të zotët me fjalët saqë duket vështirë të bësh me faj një binjak, sepse sipas atij, nuk ka asnjëherë faj.

Gaforre (21 QERSHOR – 22 KORRIK)
Edhe kur gjërat kanë marrë fund, gaforrja nuk heq dorë. Ndarjet janë përvoja tejet të hidhura për një shenjë kaq të ndjeshme sa gaforrja ! Duket sikur kjo shenjë nuk është e aftë të largohet nga një lidhje sado toksike është ajo, sepse nuk e merr kurrë guximin të largohet e para. I përjetojnë keq ndarjet, por duhet të mendoni gjithmonë për të mirën tuaj dhe të mos vendosni asnjëherë dikë tjetër përpara vetes.

Luani (23 korrik-22 gusht)
Luani përpara se të ndahet, sigurohet që partneri ta di, që atij i ka ardhur në majë të hundës. E mira është të flisni me të dashurin e zemrës e të shprehni të gjitha pakënaqësitë ! Përpiquni të kuptoni pse gjërat shkuan keq dhe nëse mund t’i jepni zgjidhje, jepini dhe një mundësi partnerit ! Luani është shenjë romatike, që e vuan ndarjen ndaj nuk mund t’i lërë gjërat të shkojnë kaq thjeshtë.

VIRGJËRESHA (23 GUSH – 22 SHTATOR)
Sigurisht që marrëdhëniet ndërtohen në bazë të emocioneve, por kur vjen puna tek ndarjet, virgjëresha i vendos një gur zemrës dhe është krejtësisht e ftohtë në gjykim. Është një shenjë egoiste që nuk vendos kurrë të tjerët përpara vetes. Nëse virgjeresha e thotë fjalën e fundit, nuk ka mundësi ta kthejë pas atë.

MUND TË JU PËLQEJNË