Prishtina ka të veçantat e veta, ato që e bëjnë një nga qytetet më simpatike në rajon. Me shumë probleme infrastrukturore, e mbingarkuar, me ajër të ndotur, por sërish Prishtina mbetet qëndër tejet e frekuentuar, madje edhe nga të huajt, shkruan “Kosovarja”.

Sikur të mos mjaftonte mbingarkimi me banor, kryeqyteti i Kosovës mirëpret përditë mijëra njerëz e vetura qarkulluese që hyjnë e dalin, e të cilët shpesh e bëjnë qytetin të jetë kaotik.

E, në mes të zhurmes e hallakames, idea për një makiato të vogël a të madhe, për një ekspreso të gjatë a të shkurtë, për një raki rrushi a dardhe, për një verë të bardhë a të kuqe, përherë është joshëse dhe ngushlluese, shkruan “Kosovarja”.

Prishtina, po që ka një numër enorm kafiterishë, për të cilat banorër ankohen shpesh, pasi ndodh që këto kafiteri nuk respektojnë rregullat e mbajtjes nën nivelet e lejuara të zhurmës që vie nga muzika.

Nëse flitet për atë se cila lagjia ka më së shumti kafene të hapura dhe regjistruara, atëherë prinë Kalabria, e njohur gjërësisht si Emshiri. Në këtë pjesë të qytetit, pos kafiterive, ka edhe një numër të kosnderueshëm qendrash masazhi, një pjesë prej të cilave janë mbyllur nga Inspekcioni për veprimtari të dyshimtë, shkruan “Kosovarja”.

MUND TË JU PËLQEJNË