Para dy dite, një grua rreth të 30-ve ka ndërruar jetë në Spitalin e Gjilanit.

Pas lindjes se foshnjës, si pasojë e komplikimeve, vdiq pasi doli nga salla e operacionit.

Bëhet fjalë për F. Salihun nga Gjilani.

Ajo ndërroi jetë pas lindjes, ku kolegjiumi mjekësor është duke bërë raportin për të vërtetuar shkaqet që çuan në vdekjen e F.Salihut.

E ndjera ka lënë pas dy fëmijë të gjinisë mashkullore, ku foshnja prej lindjes së dytë është në gjendje të mirë shëndetësore./Indeksonline/

MUND TË JU PËLQEJNË