Ish-luftëtari Nuhi Krasniqi ka pranuar ftesë nga Dhomat e Specializuara në Hagë.

Lajmin e ka konfirmuar kryetari i OVL-UÇK, Hysni Gucati.

“Sot morra lajmin që avokati dhe luftëtari i liris së UÇK’së z. Nuhi Krasniqi është thirrur nga gjykata speciale si gjith luftëtarët e liris edhe ky do të dali i pastër.”, thuhet në njoftim.

Gjykata Speciale e themeluar në vitin 2015 nga Kuvendi i Kosovës, do t’i hetojë krimet që pretendohet se janë kryer nga shqiptarët gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Me 82 vota për, 5 kundër dhe 1 abstenim, deputetët patën votuar ndryshimet e nevojshme kushtetuese të cilat i kishin hapur rrugë themelimit të kësaj gjykate të kërkuar nga bashkësia ndërkombëtare.

Megjithëse për intervistim janë ftuar dhjetëra persona, Gjykata Speciale ende nuk ka ngritur ndonjë aktakuzë.

MUND TË JU PËLQEJNË