Është një nga çiftet më të bukura dhe më simpatike, në Turqi.

Modelja dhe aktorja shqiptare, Almeda Abazi e cila është e martuar me aktorin turk, Tolgahan Sayisman, kanë një vëmendje të madhe në Turqi. Ndërsa kjo vëmendje nuk u mungon as në mediat shqiptare.

Dyshja e famshme, Almeda dhe Tolgahan pak muaj më parë u bën prindër për të parën herë të një djali të cilin e quajtën, Efehan.

Imazhet e bukura dhe portreti familjarë nuk janë të rralla në llogaritë e të dy aktorëve, këtë herë ishte Almeda ajo që ka sjellur një imazh tejet të ëmbël përkrahë familjes së saj të vogël.

Ndryshe, përderisa Almeda nuk është e përkushtuar ndaj përkujdesjes së vogëlushit të tyre, në anën tjetër Tolgahan ka nisur xhirimet e një projekti të ri filmik./Indeksonline/

MUND TË JU PËLQEJNË