E shohim çdo mëngjes tek sa prezanton programin “Për ditë të mbarë”, në RTV 21. Myrvete Qerkezi tani është shndërruar në moderatoren më të dashur kosovare.

Ajo çka e bën unike është stili i flokëve që i mbanë çdo herë të shkurta dhe guximi i saj për të ndryshuar ngjyrën e tyre kohë pas kohe, shkruan “Kosovarja”.

Nga paraqitja e parë ajo duket shumë e re dhe e njëjta që nga fillimi kur ka nisë të moderonte.

Por, Myrvetja realisht është e martuar dhe nënë e dy fëmijëve.

Edhe pse nuk është tip që i pëlqen ekspozimet, në llogarinë e saj në facebook ajo mban edhe fotografi e momente familjare.

E përbërë prej bashkëshortit e dy fëmijëve, kjo është familja e vogël por e dashur e moderatores së njohur./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË