Ernest Zymberi apo i njohur te publiku si ‘Llukmani’ është ndër aktorët më favorit që rrëmbeu shumë zemra shikuesish të serialit ‘O sa mirë’.

Aktori e luan në mënyrë tejete profesionale rolin e tij, ndaj edhe u bë figurë e dashur për publikun, shkruan “Kosovarja”.

‘’Lukmani” ka gati tri vite që është martuar, po ashtu ai është edhe baba i një vajze të vogël të quajtur Mara.

Aktori kohë pas kohe ka dëshmuar se është i dhënë shumë pas familjes, ndaj edhe sot ka disa fjalë tejet të mëdha për familjen.

Tek sa pozon bashkë më gruan dhe vajzën, aktori shkruan:
“Familja – bekimi më i madh i jetës. Një grup që ëndërron, qesh, luan dhe dashurojne së bashku. Ata të cilëve gjithmonë mund t’i besosh. Gjithmonë prezent jo vetëm në kohërat e mira.”./Kosovarja/.

MUND TË JU PËLQEJNË