Deputetja e Parlamentit të Kosovës, Dude Balje, e cila është lakuar gjithnjë për format e saj fizike, ka shprehur së fundmi pëlqimin ndaj kryeministrit Edi Rama.

E ftuar në emisionin “Provokacja”, Dude tha se gëzon simpati për Ramën për shkak se vishet bukur.

“Edi Rama, veç për gardin. Unë nuk jam kompetente për ta vendos, por zoti Rama gjithmonë ka përkrah Kosovën dhe unë gjithmonë i pëlqej gardin. Sa e kam pasur mundësinë për ta përcjell, më pëlqen shumë”-u shpreh ajo.

Ndërsa përsa i takon preferencave të saj në rrethin e deputetëve kosovarë, Dude tha se nuk mund të diferencojë dot askënd. “Në Kosovë nuk mundem të zgjedh një person. Unë jam me mandat të tretë deputete dhe kam pasur mundësinë të punoj me secilën parti të madhe.

Unë kam pasur gjithmonë respekt. Edhe tani me kryeministër dhe kur ka pasur kryeministër LDK dhe PDK, mirë kemi kaluar”-përfundoi deputetja kosovare.

MUND TË JU PËLQEJNË