Shumica prej nesh nuk e dimë që duhet përdorur edhe lëvozhgën e hudhrës, sepse ajo mund të jetë gjithsesi e dobishme.

Lëvozhga e hudhrës është e pasur me fenilpropanoide, të cilat janë plot antioksidanse. Prandaj janë të shkëlqyeshme për imunitet dhe kanë cilësi antikancerogjene.

Shumica e ekspertëve pajtohen që lëvozhga ka më shumë materie të dobishme se edhe vetë hudhra.

Është e pasur me flavonole specifike, të cilat ulin shtypjen e gjakut dhe pengojnë grumbullimin në arterie.

Përmbajnë plot fibra. Të gjithë këta përbërës janë të shkëlqyeshëm për shëndetin e zemrës, për problemet me tretjen dhe për uljen e kolesterinës.

Me rastin e përdorimit të lëvozhgës së hudhrës kujdesuni që ajo të jetë organike, sepse në të kundërtën do të fusni në ushqimin tuaj pesticide.

PËRDORIMI:
Lëvozhga e hudhrës mund të përdoret edhe për supë. Thjesht, qitini në një enë të gjithë përbërësit për supë ë bashku me lëvozhgat e hudhrës dhe ziejini. Hiqeni gjatë kullimit.

Hudhra mund të përdoret edhe për çaj, ashtu që lëvozhgën e hudhrës ta qitni në ujë të ngrohtë. Prisni që të qëndrojë disa minuta

MUND TË JU PËLQEJNË