Aktorja e njohur kosovare, Shengyl Ismaili, vitet e fundit është kthyer fuqishëm në vëmendjen e gazetarëve dhe publikut të gjërë, shkruan “Kosovarja”.

Karakteri i veçantë, të folurit “pa dorëza” dhe loja e shkëlqyer në teatër, film e televizion, ka bërë që shpesh vëmemdja të kthehet kah ajo për 360 shkallë.

Aktorja, që së fundi shkëlqej edhe në filmin “Shpia e Agës”, të regjisores Lendita Zeqiraj, aktualisht po rri në shtëpi, duke respektuar rekomandimin për mos dalje jashtë për shkak të pandemisë.

Si rrallë kush, aktorja Shengyl Ismaili po reflekton pozitivitet dhe energji të mirë përmes postimeve që po i lëshon në llogarinë e saj në “Facebook”, ku bashkë me të birin, aktorin Lum Veseli, po sjellin video të shkurtëra me pjesë këngësh të njohura.

Lumi, i bije gitarës, e Shëngyli këndon. Duket që i biri i talentuar po i mban kurs këndimi, ama niveli i interpretimit të saj, tashmë e ka tejkaluar me kilometra karg këndimin e një pjese të mirë të këngëtareve tona.

Dëgjoni dhe binduni

https://www.facebook.com/shengyl.ismaili/videos/663057441125608/

MUND TË JU PËLQEJNË