Një vet-aksident i rëndë që ndodhi mbrëmë pas mesnate, u mori jetën dy femrave, njëra punëtore dhe tjetra praktikante në Bankën Teb.

Aksidenti ndodhi në rrugë Prishtinë-Ferizaj, derisa ato po ktheheshin nga ndeja e fundvitit.Viktima më e re në moshë (23vjeqare) është Learta Sopjani, varrimi i së cilës do të bëhet sot nga ora 14:00 shkruan GazetaBlic.

Learta ishte vetëm 23 vjeçe.

Ndërsa viktima tjetër është e moshës 31 vjeçe.Lajmin për vdekjen e tyre ka konfirmuar për GazetënBlic edhe zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ahmeti ka konfirmuar inicialet dhe moshë e të dya viktimave.“Sot rreth orës 02:00 në rrugën Prishtinë -Ferizaj ka ndodhur një vet aksident trafiku me pasoja fatale. Në ketë aksident ka qenë i përfshirë një automjet i tipit Pasat që për shkaqe të panjohura deri tani ka humbur kontrollin dhe është vetë aksidentuar. Lëndime të renda trupore kanë marrë katër persona, ngasësi dhe tre pasagjerë.Dy nga pasagjerët nuk kanë mundur të përballojnë plagët e shkaktuara nga aksidentit dhe ne vend ngjarje kanë ndërruar jetë.Viktimat janë L.S (femër) 23 vjeç dhe K. H ( femër ) 31 vjeç”, ka thënë Ahmeti.

MUND TË JU PËLQEJNË