Princi William dhe gruaja e tij Kate Middleton po e bëjnë të pamundurën që t’i varrosin thashethemet për një aferë të mundshme me Rose Hanbury. Me spekulimet të cilat po rriten, më poshtë mund të mësoni se kush është gruaja e cila papritur u gjend mes një tradhtie mbretërore.

Rose Hanbury, jeton në të njëjtën rrugë në të cilën jetojnë çifti i familjes mbretërore. Për faktin se ata janë fqinjë, zhvilluan një marrëdhënie shoqërore, por me kalimin e viteve shoqëria dyshohet se mbolli dashuri.

Sipas burimeve të brendshme të The Hollywood Gossip, mësohet se dukesha Kate Middleton, nuk ndihej e lumtur me raportimet në media, dhe po mendon që t’i paraqesë ato në gjykatë për shpifje.

Skandalet e tradhtisë nuk janë të pazakonshme në familjen mbretërore, por mund të ketë disa të vërteta rreth kësaj ngjarje.

Rose Hanbury, është e martuar me një njeri të pasur, që quhet David Rocksavage George Philip Cholmondeley. Madje Hanbury, gjithmonë ishte shikuar si një rivale e Middleton. Gjyshja e saj është fëmija e një paraardhësi të Mbretëreshës Elizabeth. Hanbury për momentin ka tre fëmijë.

Por princi William ende nuk ka komentuar asgjë rreth spekulimeve të një skandali të mundshëm tradhtie.

MUND TË JU PËLQEJNË