Sipas rezultateve të shpallura të zgjedhje, mosha mesatare e deputetëve të Legjislaturës së VII do të jetë 44 vjeçare.

Deputeti më i vjetër dhe deputetja më e re vijnë nga Lëvizja Vetëvendosje, kjo parti e cila doli e para në zgjedhjet e 6 tetorit.

Këto statistika i ka publikuar analisti politik, Albert Krasniqi.

“Deputeti më i vjetër në moshë do të jetë Jahja Koka (71), ndërsa deputetja më e re në moshë do të jetë Fjolla Ujkani (22). Që të dy këta deputetë janë nga VV dhe pritet të kryesojnë seancën konstituive të Kuvendit”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

MUND TË JU PËLQEJNË