Aeroporti Changi i Singaporit u shpall këtë vit për të gjashtin vit radhazi si aeroporti më i mirë në botë, një çmimi i dhënë nga portali i vlerësimit Skytrax.

Arsyet për dhënien e çmimit bëhen shumë të qarta sapo kontrollon një listë të shërbimeve shtesë që ai afron.

Si fillim, për ata që duhet të presin një kohë të gjatë deri në fluturimin e tyre, ka salla kinemaje që shfaqin pa pagesë filmat më të fundit, shkruan ‘Scan’.

Ndërsa për udhëtarët që duan të nisin pushimet e tyre pak më herët, apo duan ta bëjnë një udhëtim biznesi të duket si udhëtim argëtimit, aeroporti u ofron një pishinë në katin e fundit, me xhakuzi dhe një bar, përcjell albinfo.ch.

Sikur të mos mjaftonin këto, aeroporti është i mbushur me kopshte botanike, të cilat kanë bimë si luledielli, orkide, kaktus, por edhe flutura dhe një pellg me peshq të kuq.

Njerëzit që e duan argëtimin, por sidomos fëmijët shijojnë këndin e lojërave pesëkatësh dhe rrëshqitëset gjigante.

Në brendësi të tij, në hapësirën tregtare, aeroporti ka dyqane ‘duty-free’ me dizajn dhe arredim fantastik.

Krahas këtyre elementëve, udhëtarët do të vlerësojnë mbi të gjitha pastërtinë, shërbimin e shkëlqyer ndaj klientëve, si dhe vendet e rehatshme për të pushuar.

MUND TË JU PËLQEJNË