Mënyra më e mirë për të mirëpritur vitin që vjen është pranë familjes dhe njerëzve të dashur e sigurisht që ushqimi është një nga ata ‘’çelësa magjikë’’ që mund të ‘’hapë’’ jo vetëm stomakun, por edhe zemrën e gjithkujt.

Por, krahas gjelit të detit dhe bakllavasë klasike ekziston edhe një armatë e tërë ushqimet fatsjellëse që nuk duhet të mungojnë në tryezën e askujt. Living ju zbulon cilat janë ato, si dhe mesazhet dhe simbolet kuptimplota që fshihen pas tyre:

Rrushi/ Për spanjollët dhe meksikanët, rrushi është simboli i bollëkut dhe mbarësisë, tradita thotë që duhen ngrënë 12 kokrra rrush para trokitjes së akrepave në mesnatë.

Thjerrëza/ Për fqinjët tanë italianë, thjerrëzat janë ushqimi që nuk duhet të mungojë kurrsesi në darkën e fundvitit. Kjo traditë e lashtë romake simbolizon para dhe prosperitet.

Shegë/ Nga fqinjët italianë do të kalojmë tek ata grekë, të cilët nuk harrojnë kurrë që në mes të tryezës të vendosin sa më shumë shegë. Ky frut, aq shumë i njohur për vlerat e tyre ushqyese, është simboli i pjellorisë dhe pasurisë.

Mish derri/ Veçanërisht fatsjellëse konsiderohet hunda e derrit e cila nuk duhet t’i mungojë tryezës suaj festive pasi simbolizon mbarësi. Derri është ndër të paktat kafshë që nuk ecin kurrë mbrapsht, prandaj edhe progresi do të jetë në anën tuaj.

Tavë me peshk/ Tava me peshk nuk duhet t’i mungojë kurrsesi tavolinës suaj së Vitit të Ri. Sa më shumë luspa aq më shumë para do të ketë në në shtëpitë tuaja.

MUND TË JU PËLQEJNË