Ka lidhje të forta, por ka edhe nga ato të cilat nuk shkojnë ashtu siç duhet.

Të gjithë duan që marrëdhënia e tyre të funksionojë, por ndonjëherë kur lidhja është e dështuar, duhet të ecni përpara. Kuptojeni në kohë që gjërat nuk shkojnë më tutje dhe pranojeni. Ndonjëherë është më mirë që ta mbyllni librin e historisë tuaj. Bright Side na tregon disa shenja alarmuese që lidhja juaj duhet të marrë fund menjëherë.

Ju jeni e vetmja që po përpiqeni ta bëni marrëdhënien të funksionojë

Çdo marrëdhënie kërkon impenjim nga të dyja palët për ta bërë të funksionojë. Nëse ndjeni se jeni e vetmja që po e mbani marrëdhënien gjallë, ka ardhur momenti për ta shkëputur marrëdhënien.

Nuk ju pëlqen vetja

Kjo është një shenjë e sigurtë se marrëdhënia që keni tani është e dëmshme për ju. Nëse ju e pëlqenit veten përpara se të takoni partnerin tuaj dhe tashmë keni pasiguri, atëherë ai ka ndikuar për keq tek ju. Ky person nuk është për ju.

Ju ndjeni se rrethulloheni vetëm ndaj partnerit

Jeta juaj rrethohet vetëm ndaj partnerit. Ju i qëndroni gati në çdo kohë dhe keni frikë se mos ai mërzitet. Keni harruar botën, për shkak të tij. Kjo është një marrëdhënie toksike që herët ose vonë do t’ju sjellë probleme.

Familja juaj mendon se duhet të ndaheni

Duhet të këtë arsye të forta, pse të tjerët ju thonë se duhet të ndaheni. Këta njerëz duan më të mirën për ju.

Shpresoni që ai do të ndryshojë

Ju keni në mendje imazhin ideal të partnerit, mirëpo ai nuk është i tillë. Ju shpresoni se ai do të ndryshojë, por në të vërtetë ai nuk do të ndryshojë. Nëse ai dita-ditës nuk të tregon ndryshime të vogla, mos mendoni se ai do të ndryshojë brenda natës.

MUND TË JU PËLQEJNË