Në ambientet e “Menza Ramis Sadiku” u bë promovimi i këngëve popullore erotike me mbledhëse Vlora Nikci, e cila këtë angazhim dhe iniciativë kishte marr dhjetë vite më heret, për ta përfunduar punimin dhe botuar atë tek në vitin 2019 me rastin e festave të fundvitit.

Në mesin e shumë personaliteteve pjesëmarrëse të cilët shprehen dëshiren që ta ndjekin nga afër promovimin e kësaj vepre, e cila është vlerësuar si një nga thesaret e kultures shqiptare, pasi janë këngë të padëgjuara ndonjëher nga shume qytetarë shqiptar, por të mbijetuar nëpër kohëra duke u kënduar brez pas brezi, e kurrë të botuara më heret.

Recenzenti i ketij libri dr.Rustem Berisha ndër të tjera në një fjalë rasti, tha se, “Vlora Nikçi, ka bërë një punë shumë të vlefshme si mbledhëse e folklorit burimor të Rugovës.

Janë dy arsye që të gëzojnë për botimin e kësaj vepre me këngë popullore. E para, është se këngët këtu janë të një visi të Kosovës, i cili ka krijuar, interpretuar dhe ruajtur deri më sot margaritarët më të mirë të këndimit popullor. E dyta, këngët erotike janë të vjela nga një femër, e cila Rugovën e don si të rrallët që e duan vendin e prindërve të saj.

Po të kaloje nëpër Rugovë para dyzetë vjetësh do të deheshe me shijen e këngëve, që i këndonin interpretët e atjeshëm. Madje, jo vetëm profesionistët këngëtarë, por edhe të tjerët, sa të mbushej mendja se të gjithë janë edhe poetë popullorë edhe interpretë.

Vlora Nikçit duhet t’i njihet merita për këtë pagëzim të librit, për botimin e këtyre këngëve nga visi i Rugovës. Libri i pagëzuar kështu e dëbon nga mendjet e turbullta të njerëzve një tabu për ruajtjen apo prishjen e moralit që disa nga njerëzit e kohës sonë e kanë ende në kokat e tyre…

“Këngët erotike popullore të Rugovës“, të mbledhura nga Vlora Nikçi, pos interesit përmbajtjesor, deponojnë në folklorin tonë vlera të rëndësishme të artit dhe vlera të rendit e të sjelljes së shoqërisë shqiptare”.

Me nje fjale rasti te pranishmeve ju drejtua edhe prof.dr.Besim Rexhaj. Ai tha se, ky libër është, pos ruajtje, kultivim, konservim i traditës sonë shpirtërore, i një thesari që është emblemë, tamam emblemë e shpirtit dhe e realitetit etnopsikologjik, jo vetëm të rugovasit, po edhe të shqiptarit, është një afirmim, i drejtpërdrejtë dhe i tërthortë i jetës, i vlerave dhe i dimensioneve më të rëndësishme të jetës: Dhe kjo ruajtje, mbledhje, ky botim e afirmim, le të shprehem me gjuhën e aktrimit e të teatrit, ka protagonistët e saj, po, mbi të gjitha, ka një kryeprotagoniste, që i thonë Vlora Nikçi!

Ndersa Vlora Nikçi si mbledhëse e ketij thesari popullor falenderoj të pranishmit e shumte cilët kishin ardhur nga viset e ndryshme për të qenë pjesë e kësaj ngjarje kulturore.

“Fillova të bëj hulumtime për to dhe e pashë se këngët erotike mungojnë në kulturën tonë. Gjeta shumë këngë dashurie, të cilat edhe çojnë kah erotika, por jo krejtësisht erotike.

Nuk e kuptoja se pse nuk ka apo pse nuk janë publikuar këngë të këtilla. Pas shumë kërkimeve, takimeve, pyetjeve dhe përgjigjeve, e kuptova se kishte qenë njëfarë turpi, që të botoheshin këso këngësh dhe, si pasojë e kësaj, shumë njerëz kanë ngurruar.

U preka shumë nga kjo e vërtetë. Më vinte shumë keq që krijime kaq të bukura të artit popullor, këto emocione kaq të sinqerta dhe kaq të thella njerëzore, janë trajtuar në atë mënyrë.

Fillova edhe vetë të ndihem fajtore për këtë trajtim të tyre, të ndihem me faj edhe para gjyshërve të mi dhe dashurive të tyre, që u kishin dhënë jetë këtyre këngëve.

Për rehatinë time shpirtërore, vendosa t’i botoj ashtu siç janë kënduar, me atë gegnishten lokale të Rugovës, me tekstet e meloditë origjinale të atyre grave të moshuara.

Po ashtu vendosa që këto karakteret e këtyre këngëve të plotësohen edhe me pamje origjinale të pikturës në të cilën do të mbizotërojë veshja tradicionale rugovase. Për mua është e rëndësishme, që ta bëj të gjallë sot atmosferën e asaj kohe.

Shpresoj që t’ju kem ofruar edhe juve pak jetë të hershme me shumë dashuri, ku si rezultat i saj vjen një erotikë e pasur” tha Vlora Nikçi.

Me këtë rast disa nga poezitë e këtyre këngëve u interpretuan nga aktorët Enver Petrovci, Vlora Nikçi, Bislim Muçaj, Lirak Çelaj, Adrian Morina, Xhejlane Terbunja dhe Donikë Ahmeti./Kultplus

MUND TË JU PËLQEJNË