Prishtina Weather njofton se mbi rajonin tonë dhe lindje të kontinentit fusha të presionit të lartë mbeten të bllokuara, duke favorizuar mot të qëndrueshëm dhe kryesisht me diell

Mirëpo në pjesën e dytë të javës, temperaturat gradualisht do të pësojnë një rënie të lehtë në të dy vlerat ekstreme, por se mbeten dukshëm mbi vlera mesatare.

Sipas parashikimeve të fundit, nga 28 tetori shfaqen tendenca për ndryshim të motit dhe rënie të temperaturave.

21.10-23.10 – Ngrohtë, kryesisht me diell.

24.10-25.10 – Pas mëngjesit më të ftohtë, ditën ngrohtë, kryesisht me diell.

Do të fryjë erë e lehtë drejtimesh të ndryshme 1-3m/s.

Shtypja atmosferike do të shënojë rritje mbi vlera normale, e më pas gradualisht do të pësojë rënie.

MUND TË JU PËLQEJNË