Konsullatat e zonës ‘Shengen’ refuzuan 9.6% të aplikimeve për viza për qëndrim të shkurtër gjatë vitit 2018.

Sipas statistikave, numri i refuzimeve të vizave ka shënuar rritje në katër vitet e fundit.

Përkundër që ka një numër të vogël të banorëve, Malta vazhdon të jetë vendi ku më së shumti refuzohen vizat, shkruan ‘Schengen Visa Info’.

Autoritetet malteze refuzuan 20.4% të vizave vitin e kaluar. Numri i aplikuesve ishte 32.331.

Pas saj, vjen Belgjika e cila përqindjen e refuzimit të vizave e ka 16.8%.

Top treshen e mbyll Portugalia.

MUND TË JU PËLQEJNË