Youtube vazhdon të mbetet një prej platformave matëse të suksesit të projekteve muzikore shqiptare e gjithashtu edhe ndërkombëtare. Të blera apo të merituara, kjo vazhdon të jetë diskutim i gjatë e pa përgjigje, por që janë referencë, këtë s’mund ta mohojë askush.

E me shifra milionëshe artistët shqiptar po konkurojnë më ata ndërkombëtarë. ‘BonBon’, ‘Te ka lala shpirt’, ‘Bow Down’, ‘Qingji Vogel’, ‘E kam pas’ janë këto këngët më të dëgjuara shqip deri më tani në YouTube. Është për t’u çuditur me disa prej emrave që janë pjesë e kësaj liste, por që kjo është renditja.

1. Era Istrefi me këngën e saj ‘Bon Bon’, ka arritur të marrë hiq më pak se mbi 660 milionë klikime në YouTube. Një këngë që ka thyer çdo rekord në skenën shqiptare pasi ka deportuar edhe në botë.

2. Pas “Bon bon-it”, nëse bazohemi te klikimet në YouTube, kënga “Të ka lali shpirt” e Silva Gunbardhit në bashkëpunim me Mandin e Dafin, vazhdon të mbetet një nga projektet më të klikuara shqip. Kjo këngë numëron hiq më pak se afër 470 milionë klikime.

3. ‘Qingji’ nga Pëllumb Hajdari ndoshta është njëra nga këngët me klikimet më reale, pasi është këngë e pëlqyer shumë nga fëmijët e vegjël në gjithë trojet shqiptare. Kjo këngë besojeni apo jo ka të numëruara 180 milionë klikime në YouTube.

4. Një bashkëpunim i cili erdhi befasi për publikun atë kohë, ishte ai mes reperit Noizy dhe Encës. Qysh në kohën kur u paralajmërua, ky projekt i gëzoi dëgjuesit e të dy këngëtarëve.
“Bow Down” që bashkoi këtë dyshe rezultoi mjaft i suksesshëm, duke mbetur kështu një nga projektet më të dëgjuara shqiptare dhe i cili deri më tani numëron mbi 114 milionë klikime.

5. ‘ E kam pas’ Një bashkëpunim i cili është i pesti në këtë listë është edhe ai mes Sabina Danës dhe Dafi Dertit. Kjo këngë u pat publikuar në nëntor të 2012-s, derisa dëgjueshmëri pati edhe verën e 2013-s dhe më tej.
Ky bashkëpunim, në YouTube numëron hiç më pak se 111 milionë, dhe kështu e bën atë në mesin e emrave më të klikuar te projektet shqiptare në YouTube.

MUND TË JU PËLQEJNË