Ministria e Shëndetësisë, përmes një vendimi ka ndërmarrë edhe disa masa të reja për parandalimin e pandemisë së koronavirusit.

Në vendimin që e ka siguriar Gazeta Sinjali, pika e parë urdhëron që institucionet publike stomatologiike të punojnë vetëm në raste urgjente, menaxhimin e dhimbjeve dhe indikacionet për nxjerrjen e dhëmbit.

Në pikën e dytë të vendimit, institucionet shëndetësore private spitalore që ofrojnë shërbime për rehabilitim fizikal dhe klimatik ta ndërprejnë menjëherë punën.

Gjithashtu, punën urdhërohen ta ndalin edhe ambulancat stomatologiike, ambulancat e terapisë fizikale si dhe ambulancat specialistike të mjekësisë fizikale.

Inspektorati shëndetësor është obliguar nga ministri që të ndërmarrë veprime të menjëhershme për zbatimin e këtij vendimi në tërë territorin.

Divizioni i lincencimit të institucioneve private shëndetësore është obliguar që t’i njoftojë ato për vendimin.

MUND TË JU PËLQEJNË