Ne ecim me shpejt sesa prindërit dhe gjyshërit tanë dikur, thotë një studim.

Të bësh 60 hapa sot, merr 1 sekondë më pak kohë sesa 10 vjet më parë. Ecja në përgjithësi konsiderohet e shëndetshme, por tregon dhe për gjendjen tuaj mendore.

Për ata që ecin shpejt, kemi një lajm të keq.

Një studim i realizuar në 30 vende të botës për shpejtësinë në ecje ka arritur në përfundimin se është jeta moderne ajo që i shtyn njerëzit të nxitojnë. Kjo bën që ju të kaloni shumë stres, që sjell efekt negativ në zemër, thonë ekspertët.

Një tjetër eksperiment interesant për njerëzit që ecin shpejt, ndërkohë që flasin në telefon dhe mbajnë çanta pazari. Përfundimi tregoi se kur një person nxiton, ndalon së kujdesuri për veten.

Nuk ka asgjë të keqe të bësh shumë detyra njëkohësisht, por psikologët thonë se nëse kjo cilësi bëhet kronike, jo gjithmonë është mirë. Mbingarkimi i vetes vetvetiu ju çon të nxitoni. Por jo vetëm kaq, duke ecur shpejt, ju do të flisni shpejt dhe do të bisedoni shpejt. Gjithashtu do të keni stres më të madh dhe stresi shkakton zhgënjim dhe trishtim.

MUND TË JU PËLQEJNË