Lexoni këto këshilla.

Shumica nga ju nuk e keni pëlqyer hudhrën kur keni qenë të ri.

Shija e hidhur dhe jo e këndshme e saj ishte arsyeja pse ju nuk e keni dashur.

Por, më vonë e keni kuptuar se hudhra është shumë e mirë për shëndetin dhe sistemin imunitar.

Por, a e keni ditur që hudhra mund të përdoret për ta zhdukur dhimbjen e dhëmbit?

Qetëson dhimbjen e dhëmbit

Nganjëherë nuk keni kohë të shkoni te dentisti dhe vuani nga dhimbjet e dhëmbëve dhe shpresoni se do të kalojë. Për këtë arsye hudhra mund të jetë shpëtim.

Për shkak të sasisë së lartë të cisteinës, hudhra konsiderohet si mjet anastezik. E gjitha çka ju duhet të bëni është ta vendosni në dhëmb dhe do ta parandalojë dhimbjen për pak kohë.

Pastrues i fytyrës

Nëse i preferoni produktet natyrale, hudhra mund t’ju shërbejë shumë si pastrues i fytyrës. Hudhra përmban veti të fuqishme antiseptike, antivirale dhe anti-kërpurdhore.

Kjo do të thotë se hudhra lufton aknet, sëmundjet dhe alergjitë e tjera të lëkurës.

Ja si ta aplikoni, vendosni hudhrën direkt në lëkurë: fërkojeni fytyrën me një shtresë të hollë hudhre dhe shpërlajeni mirë pas 15 minutash.

Parandalon infeksionet në vesh

Infeksionet e veshit mund të shërohen me ndihmën e antibiotikëve, por edhe me hudhër.

Ky ilaç rekomandohet për fëmijë, përderisa janë të vegjël për barnat tjera. Për ta trajtuar infeksionin e veshit në shtëpi, shtrydhni thelbin e hudhrës deri sa të krijohet vaji i hudhrës.

Ngroheni pak dhe shtoni disa pika në një pipetë dhe kullojeni në vesh. Së pari duhet ta konsultoni mjekun, por thonë se kjo metodë funksionon.

MUND TË JU PËLQEJNË