Shtetet në të cilat Kosova ka drejtë të udhëtojë pa vize, vetëm me pasaportë, janë: Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia Veriore, Serbia, Gambia, Senegali, Ishujt Kuk, Mikronezia, Niue, Dominika, Haiti, Ishujt Shën Vinsent, Ekuadori dhe Turqia

Shumica prej vendeve ku qytetarët e Kosovës mund të udhëtojnë pa kërkuar viza, janë vende të svogla ose ishuj në Oqeani. Sipas Indeksit ‘Henley Passport’, e cila është një uebfaqe e specializuar e pasaportave, qytetarët e Kosovës mund të udhëtojnë pa viza me pasaportën e vendit të tyre në 14 shtete të tjera të botës.

Në Evropë, për qytetarët e Kosovës nuk kërkohet viza nëse udhëtojnë drejt shteteve fqinje të saj: Maqedonisë Veriore, Serbisë, Shqipërisë dhe Malit të Zi. Po ashtu qytetarët e Kosovës mund të udhëtojnë pa viza edhe në Turqi.

Ndërkaq, sipas raportit të ‘Henley Passport’, të publikuar ditë më parë, pa viza qytetarët e Kosovës mund të vizitojnë edhe shtetin e Amerikës Jugore, Ekuadorin. Në listë janë edhe shtete afrikane si Gambia e Senegali.

Por, janë edhe 27 shtete të tjera të botës ku qytetarët e Kosovës mund të udhëtojnë e më pas të marrin vizë; vizë e cila ka emërtimin si ‘vizë në mbërritje’, në afat prej 30 ditësh. Ndër këto vende janë Republika Islamike e Iranit, Togo, Jordani e Xhamajka.

Sipas ‘Henley Passport’, fuqia e pasaportës së Kosovës është e 100-ta në botë.

MUND TË JU PËLQEJNË