Shumë njerëz kalojnë faza të errëta të jetë së tyre duke rënë një pesimizëm i cili nuk i çon askund. Ka disa mënyra se si njerëzit mund të dalin nga kjo gjendje pesimiste dhe të nisin të ndihen të lumtur. Sipas psikologëve është shumë e rëndësishme mënyra se si e nis ditën që të mund të ndihesh i lumtur dhe t’i shohësh gjërat me pozitivitet.

Gjeni më poshtë 11 mënyra të jetesës që ju çojnë drejt lumturisë:

Fillojeni si duhet ditën tuaj
Që dita juaj të nisë në mënyrë të mrekullushme, duhet që alarmi i orës të bjerë, për të të lënë kohën e mjaftueshme për të bërë ato gjëra në mëngjes që janë të rëndësishme për ty: të hash një mëngjes të lehtë, të bësh ushtrime, të pish kafe, të përditësohesh me lajmet, të kryesh nja dy pozicione joge – çfarëdo gjëje pra që të ndihmon të karikohesh dhe të vihesh në lëvizje për të përballuar një ditë të re.

Zotohuni se do të hiqni një gjë negative nga jeta juaj
Ndoshta është lëvizja në një apartament të ri, për arsye se fqinjët ju çmendin fare, ose ndoshta shoku juaj i dhomës duhet të largohet. Ndoshta është një shkundje. Ose mobiljet në zyrën tuaj. Zgjidhni një gjë që ndikon jetën tuaj në mënyrë negative dhe bëni diçka për ta eleminuar. Një gjë negative më pak në jetën tuaj është e e sigurtë që të bën njeri pak më të lumtur.

Largoni mendimet negative
Ne të gjithë kemi një histori. Kur ishim fëmijë na janë kanosur bashkëmoshatarët. Ose dikush në punë ka përfituar nga një gjë që në fakt e kemi bërë ne – mundësitë dhe pasojat trishtuese të tyre janë të pafundme. Pushoni së lejuari mendimet negativë të të kaluarës që t’ju godasin si një vorbull, apo të pushtojnë mendjen tuaj. Në vend të kësaj, të fokusoni energjinë në të sotmen dhe ecni përpara.

Jini mirënjohës për atë që keni
S’ka rëndësi sesa keq ju duket herë pas here jeta juaj, ka gjithmonë diçka për të cilën duhet të jemi mirënjohës. Shprehni mirënjohjen tuaj për diçka ose dikë në jetën tuaj sot.

Gjeni vetë qetësinë
Kur keni goditje të ankthit, është kaq e lehtë të zbrazemi tek të tjerët dhe të themi gjëra, për të cilat më vonë do të pendohemi. Kujtohuni se nuk ia vlen të harxhoni kohën tuaj duke u inatosur apo irrituar. Kur ndieni se humori juaj fillon e përkeqësohet, hiquni mënjanë mënjanë në një vend që ju qetëson, si përshembull plazhi, pylli, shkretëtira, dyqani i akullores poshtë rrugës – cdo vend që ju bën të buzëqeshni.

Kryeni një veprim të rastësishëm mirësjelljeje
Nëse bëni gjëra të mira për të tjerët, jo vetëm i bën ata të ndjehen të veçantë, por edhe ju vetë ju ndihmon të ndiheni më mirë me vetveten. Ju mund të ndryshoni dramatikisht jetën tuaj, pikërisht tani, nëse përgatisni ushqimin tuaj të preferuar dhe e ndani me kolegët e zyrës, apo nëse i ofroni ndihmë një bashkëpunëtori që ka në duar një detyrë shumë sfiduese. Një mënyrë tjetër për të shpërndarë mirësjellje është përmes buzëqeshjes. Kur buzëqeshni, të tjerët ju shohin juve si miqësorë – ata ndihen të pranuar dhe zakonisht ta kthejnë buzëqeshjen, e cila nga ana e saj i bën ata të ndihen më mirë. Kështu që përhapni buzëqeshjen dhe ndani lumturinë.

Dicka për listën e detyrave
Me shumicën e popullsisë që ka patjetër një smartphone, tani është koha të përdorim kalendarin dhe të instalojmë të gjithë ata aplikacione që të ndihmojnë të organizohesh. Sapo një ide ose diçka që keni nevojë ju shkrep në mendje, vendoseni në kalendar ose futeni atë në një nga ato aplikacionet që përdor më shumë, sa më shpejtë që të jetë e mundur. Kapni ato gjëra në listën tuaj që e dini se mund t’i kryeni me lehtësi dhe pastaj vazhdoni me detyrat që kërkojnë më shumë kohë.

Vlerësoni lumturinë e karrierës tuaj
Ndonjëherë ia vlen t’i hidhni vërtet një sy karrierës tuaj, ose zgjedhjes së kompanisë. A jeni në një karrierë që të nxit frymëzimin dhe të bën të kërcesh nga krevati, i etur për ta nisur ditën? A punoni për një kompani që kujdeset për nevojat tuaja dhe ju bën të ndjeheni si pjesë e skuadrës? A ndiheni i shpërblyer për kontributet tuaja të përditshme? Nëse përgjigja është “Jo”! për ndonjërën ose për të gjitha këto pyetje, është koha për të menduar një zgjidhje.

Organizoni një hapësirë sot
A e dinit se të qënit i organizuar mund të reduktojë stresin, përmirësojë shëndetin dhe rrisë produktivitetin tuaj? Zgjidhni një hapësirë të paorganizuar që e keni injoruar prej shumë kohësh dhe rregullojeni atë menjëherë.

Ndryshoni jetën tuaj
Dilni nga rutina duke bërë diçka të re! Në më pak se një gjysëm ore, juve mund ta rrotulloni ditën 360 gradë dhe të përmirësoni jetën tuaj. A ka ndonjë procedurë jofunksionale – një që të funksionojë për disa situata, por jo për të tjera? Atëherë gjeni një mënyrë që ta përmirësoni atë dhe të krijoni një situatë që ka vetëm dobi. A keni ëndërruar të mësoni një gjuhë të re programimi, të nisni biznesin tuaj, ose të merreni me tregun e aksioneve? Çfarëdo që keni qenë duke menduar për shumë kohë, fillojeni “udhëtimin” e ndryshimit pikërisht sot.

Përfundojeni ditën tuaj si duhet
Përqafoni dikë pak më fort dhe duajeni dikë paksa më shumë. Nuk jeni ushtruar ende sot? Dilni jashtë, qoftë edhe për 15 minuta. Bëni zgjedhje të shëndetshme ushqimi dhe planifikoni një gjumë të mirë natën. Dhe kur ju të shiheni në pasqyrë para se të bini në shtrat, mos harroni të buzëqeshni.

MUND TË JU PËLQEJNË