Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot në vendin tonë temperaturat minimale do të arrijnë deri në -3 gradë Celsius.

“Dita e diel do të karakterizohet me mot kryesisht të vranët dhe vende-vende, me reshje bore, kryesisht në qendër jugperëndim dhe juglindje të territorit.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -3 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 0-1 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga veriu dhe verilindja me shpejtësi maksimale deri 9m/s”, njofton IHMK.

 

MUND TË JU PËLQEJNË