Noizy prej vitesh mbetet një nga reperët më të suksesshëm shqiptar, por edhe ndër më të komentuarit në media duke qenë shpesh në qendër të vëmendjes, si për sherret e bujshme, edhe për jetën private.

Kur vjen puna tek jeta private, prej kohësh Noizy ka vendosur ta ruajë atë sa më hermetike megjithatë me postimin e fundit reperi na ka zbuluar se është në një lidhje.

Noizy siç duket e ka mërzitur të dashurën dhe për ta bërë të lumtur sërish ai e ka surprizuar me një arush gjigant.

Noizy nuk e ka bërë të ditur identitetin e vajzës që i ka marrë zemrën dhe ky postim i ka bërë fansat edhe më kuriozë

Kujtojmë që Noizy së shpejti do të publikojë bashkëpunimin me dy reperët me famë botërore, Capo Plazën dhe Gue Pequeno.

MUND TË JU PËLQEJNË