Qeveria angleze ka publikuar një listë të plotë të personave që janë më të rrezikuar nga koronavirusi.

Më parë këshilla e qeverisë cilësonte të moshuarit si individët më në rrezik, por tashmë lista është shtuar.s

1.Personat e moshës 70 vjeç ose më të vjetër (pavarësisht kushteve mjekësore)

2.Personat me sëmundje kronike (afatgjata) të frymëmarrjes, të tilla si astma, sëmundje pulmonare obstruktive kronike (COPD), emfizemë ose bronkit

3.Persona me sëmundje kronike të zemrës

4.Personat me sëmundje kronike të veshkave

5.Personat me sëmundje kronike të mëlçisë, siç është hepatiti

6.Personat me gjendje kronike neurologjike, të tilla si sëmundja e Parkinsonit, sëmundja e neuroneve motorike, skleroza e shumëfishtë (MS),paralizë cerebrale

7.Personat që vuajnë nga diabeti

8.Personat që kanë probleme me shpretkën

9.Personat që kanë një sistem imunitar të dobësuar si rezultat i sëmundjeve të mëparshme si HIV dhe SIDA, ose ilaçe të tilla si tableta steroide ose kimioterapi

10.Personat që janë mbipeshë

11.Gratë që janë shtatzëna

Njerëzit në listën e mëposhtme rrezikojnë edhe më shumë dhe duhet të praktikojnë distancimin shoqëror menjëherë:

1.Njerëzit me kancer që janë duke marrë kimioterapi aktive ose radioterapi

2.Njerëzit me kancer të gjakut ose palcës kurrizore siç është leucemia

3.Njerëzit që vuajnë nga fibroza cistike ose astma e rëndë.

MUND TË JU PËLQEJNË