Një aksident i rëndë ka ndodhur gjatë natës së mbrëmshme, përkatësisht rreth orës 22:40 në magjistralen Gjilan-Ferizaj, saktësisht në fshatin Budrigë e Epërme.

Si pasojë e këtij aksidenti dy persona kanë mdërruar jetë dhe dy të tjerë kanë pësuar lëndime trupore.

Rastin për Reporterin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Ismet Hashani, i cili tha se në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy vetura, dhe deri te ngjarja tragjike ka ardhur si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë së veturës.

Në rrjetet sociale familjarët kanë publikuar edhe fotografitë e dy vëllezërve që mbetën të vdekur në këtë aksident të rëndë. Bëhet fjalë për vëllezërit Shpend dhe Fidan Ibrahimi.

Kujtojmë se brenda pak orësh në Kosovë kanë ndodhur tri aksidente me fatalitet, ku kanë vdekur pesë persona dhe disa të tjerë kanë përfunduar me lëndime trupore. /Reporteri.net

MUND TË JU PËLQEJNË